Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

699 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Brozovic eshte me te vertete Epik: Interi po frikesohet nga klauzola sepse…

Gazzetta – Brozovic eshte me te vertete Epik: Interi po frikesohet nga klauzola sepse…
Ardis
  • On 02/11/2018, 19:53

Tashme Marcelo Brozovic eshte nje nga mesfushoret  me te mire ne bote dhe truri Inter-it te Spalletti-t: “I kane besuar nje rol me peshe, ate te ndertimit te lojes dhe ai e ka perballuar mbi shpatulla me zhdervjelltesi – thekson Gazzetta dello Sport -.

“I kane rinovuar kontraten deri me 2022, ku kane nderhyre tek klauzola e shitjes, dhe ai ne pak dite  e ka bere ate shifer 60 milione, nje shifer shume pak mbrojtese per zikaltrit dhe pak te refuzueshme per bleresit e mundshem”.

“Marcelo eshte 25 vjec, me nje rroge te pershtatshme (3 milione ), nje lidhje me Inter-in e forte, me shume te deshire per te rekrutuar persona (shiko Modric) sesa deshire per te ikur”.

“Klauzola e tij vlen vetem per jashte Italise, dhe vetem ne 15 ditet e para te korrikut ne cdo sezon, me pak fjale, tifozet edhe mund te mos shqetesohen shume”.

“Por kuotimi, tashme, nuk duket shume e larget nga ajo shifer dhe dikush ne gjendje te paguaje 60 milione, ne fund te sezonit, dhe ai do te vazhdoje me keto premisa, mund edhe te kembengule”.

“Duke pare edhe numrat, me pas, shpeshhere Brozo drejton pikerisht grupin: futbollisti interist ishte i pari ne te gjithe Serie A per topat e prekur por edhe per pasimet e kryera dhe, sidomos, ato pasime te realizuara”.

“Dhe Pjanic ne te dyja kategorite, qendron mbrapa. Deri me tani mund te jete thjeshte nje tendence e skuadres per ti besuar gjithmone topin, por te tjera statistika konfirmojne impresionin vizive te nje ‘zoterie aspirues’ te mesfushes”.

“Ne krahasim me mesataren e mesfushoreve, rekuperon dhe nderhyn dy here me shume, lufton dhe vertikalizon pothuajse 3 here me shume, pasime te gjata (me sukses) kater here me shume”.

“Si perkthehen keto statistika? Garanton filtrimin perpara mbrojtjes, transformon topat e rekuperuar ne aksione sulmuese, duke i alternuar pasimet e shkurtra dhe te sigurta me pasimet e gjata dhe vertikale me ane te se cilave leshon kundersulmin. Dhe e gjitha ka te beje me term kyc: QENDRUESHMERI. Nje rritje mjeshterore”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.