Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

780 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Brozovic fjale thumbuese ne drejtim te Pjanic? Me sa duket, sipas asaj qe thote kroati…

Gazzetta – Brozovic fjale thumbuese ne drejtim te Pjanic? Me sa duket, sipas asaj qe thote kroati…
Inter Club Staff

Fjale thumbuese te Brozovic kunder Miralem Pjanic? 

Kjo ka qene nje nga gjerat me te diskutuara nga shtypi kroat dhe ai boshnjak keto dite.

Sipas tyre, Marcelo Brozovic ka thene disa fjale thumbuese ndaj boshnjakut te Juventusit pas golit te shenuar te shtunen.

Juventusi mundi Valencian ne mesjaven e kaluar 0-2 me dy gola me penallti te shenuara nga Pjanic dhe pikerisht me kete lidhen fjalet e supozuara te thena nga Marcelo Brozovic ne drejtim te tij.

Sipas shtypit kroat, Brozovic ka thene: “Goli? Une nuk kam nevoje per penallti si puna e Pjanic.”

E natyrisht qe referimi ka qene per penalltite e shenuara nga lojtari i Juventusit ne Champions.

Por sot ka qartesuar gjithcka Gazzetta dello Sport:

“Sot jetojme ne epoken e internetit dhe disa fjale te paverteta mund te shkruhen dhe shperndahen brenda pak minutash.”

“Jetojme ne epoken e fake news ku lajmi merr dhene edhe kur nuk eshte lajm e as i vertete.”

“Kroati ka bere me dije se nuk i ka thene kurre ato fjale ne drejtim te Pjanic dhe nuk deshiron te shkoj me tej me kete histori.”

“Keshtu ceshtja eshte e mbyllur. Tani radhen e ka perseri Serie A dhe te dy lojtaret do te jene ne fushe me te gjitha gjasat nga minuta e pare me ekipet respektive.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.