Gazzetta – Brozovic rrezikon ndeshjen me Milanin, por do jete titullar: ja formacioni anti-Verona
Neser ne oren 15:00 ne vigjiljen e pashkeve, djemte e Spallettit do te zbresin ne fushe ndaj Verones ne Meazza.
Ne stadium priten me shume se 60.000 persona ne mbeshtetje te skuadres zikalter.
Per ndeshjen e neserme dhe per formacionin ka folur Sky Sport pak me pare ne edicionin e saj online.
Ja cfare shkruan Sky:
Brozovic eshte ne rrezik kartonash. Nese kroati do te ndeshkohet ndaj Verones do te mungoje ne derby dhe ky nuk eshte nje lajm i mire.
Gjithashtu, sebashku me Brozovic, ne rrezik kartonash eshte edhe Eder, Ranocchia dhe D’Ambrosio, por nga keta te tre, ne formacion nga minuta e pare do te luaje vetem i fundit.
Spalletti duket se ka vendosur qe te hedhi edhe kroatin si ne dy ndeshjet e fundit perkrah Gagliardinit qe prej minutes 1.
Sipas Sky Sport, ne mesfushe perkrah kroatit dhe italianit, do te jete edhe brazilianoi Rafinha trekuartist.
Sulmi nderkohe do i besohet treshes se perhershme Candreva, Perisic dhe Icardi.
Ja formacioni i mundshem zikalter:
INTER (4-2-3-1):
Portier: Handanovic;
Mbrojtes: Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio;
Mesfushore: Gagliardini, Brozovic; Rafinha.
Sulmues: Candreva, Perisic; Icardi.