Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

591 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Brozovic, skadon klauzola! Interi gati oferten e rinovimit: ja detajet

Gazzetta – Brozovic, skadon klauzola! Interi gati oferten e rinovimit: ja detajet
Inter Club Staff

Kroacia ben Interin qe te buzeqeshe sepse edhe Marcelo Brozovic ka luajtur nje futboll te nje cilesie shume te larte duke rritur vleren e tij teknike por edhe ekonomike. 

Ja cfare shkruan Gazzetta dello Sport per kete:

“Eshte e drejte qe Interi te mbaje antenat ndezur sepse sot ai vlen shume me shume nga sa vlente kur filloi boterori.”

“Por te mos keqkuptohemi: Brozovic ka nje klauzole prej 50 milione eurosh te vlefshme vetem per 15 ditet e para te korrikut (si Icardi), por askush nuk eshte paraqitur tek drejtori sportiv Piero Ausilio per te paguar klauzolen prej 50 milione eurosh per kroatin.”

“Klauzola keshtu ka skaduar e te gjithe jane te lumtur ne shtepine zikalter sepse mendojne se kroati vlen me shume se kaq.”

“Te mos harrojme qe ne muajt e pare te 2018 Brozovic ka filluar nje rritje futbollistike qe ka kulmuar me boterorin e luajtur ne nje nivel shume te larte.”

“Me vlerat e lojtarit, 50 milione euro jane shume pak duke pare cmimet e cmendura qe qarkullojne ne merkato.”

“Ne kete moment Interi po mendon qe ti ofroje mesfushorit nje rinovim pertej 2,5 milione eurove ne sezon deri ne 2021, kontrate qe ai ka aktualisht me Interin.”

“Interi deshiron ti rrise edhe rrogen, por edhe kohezgjatjen e kontrates. Por mbi te gjitha te heqe fare klauzolen ose ta rrise ate duke e dyfishuar.”

“Edhe pse ideja fillestare nuk eshte qe te rritet por qe te zhduket nga kontrata e tij.”

“Eshte e pamundur kur e mendon se sa i rendesishem eshte bere ai per Interin sepse ne fillim te vitit dukej totalisht nje bast i humbur dhe praktikisht ishte shitur tek Sevilla per 28 milione euro por sot vlen pa frike sa dyfish e gjysem.”

“Kur flasim per keto shifra nuk eshte se jane te pabaza duke pare se nje lojtar qe as nuk eshte nenkampion bote dhe me vlera teknike aty-aty me Brozovic si Jorginho eshte paguar tek 60 milione eurot.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.