Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 19, 2019

Scroll to top

Top

301 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Cfare dite e rendesishme sot per Interin: do te perballet me UEFA-n ne Nyon: ja pse!

Gazzetta – Cfare dite e rendesishme sot per Interin: do te perballet me UEFA-n ne Nyon: ja pse!
Inter Club Staff

Sot eshte nje nga ditet me te rendesishme te Interit per vitin 2018.

Nuk ka lidhje as me fushen e as me merkaton, por me anen financiare te klubit ku drejtuesit e Interit do te jene ne nje takim koke me koke me UEFA-n.

Takimi per zikalterit do te ndodhe sot ne Nyon, ne seline qendrore te UEFA-s ku Interi do te prezantoje keshtu bilancin e mbyllur me 30 qershor dhe do i pergjigjet pyetjeve perkatese te organizmit me te larte te futbollit europian.

“Do i takoje Tim Williams, chief financial officer i klubit zikalter qe te drejtoje delegacionin e Interit ne Zvicer dhe te shpjegoje te gjitha pikat e bilancit: eshte nje takim rutine por shume i rendesishem per Interin qe deri ne 30 qershor 2019 duhet te respektoje limitimet financiare te caktuara ne settlement agreement.”

“Ky takim sot do te jete nje takim ndermjet njerezve financiar te UEFA-s dhe atyre financiar te Interit me keta te fundit qe do te merren ne pyetje e do te pergjigjen per cdo paqartesi.”

“Fair Play i ri do te filloje ne pranveren e 2019, por deri me atehere Interi duhet te mbylle me sukses bilancin e sezonit te kaluar.”

“Vlen per tu permendur fakti se Interi kete sezon nuk i ka mbyllur ende te gjitha llogarite me UEFA-n: do i duhet te perfitojne rreth 40-50 miilione euro me plusvalenca deri ne 30 qershor 2019 per te marre lirine nga 30 qershori i ardhshem ndryshe penalitete te tjera priten ne shtepine e Interit nese marreveshja nuk respektohet.”

“Por zikalterit do te jene ne ankth gjithashtu deri sa UEFA te certifikoje bilancin financiar te 2017-2018 qe do te prezantoje sot.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.