Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

336 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare fjalesh per Erisken: “Askush nuk po e ve re, por po rikthehet ai gjeniu qe kerkonte Real Madrid: tani ai mund te…”

Gazzetta, cfare fjalesh per Erisken: “Askush nuk po e ve re, por po rikthehet ai gjeniu qe kerkonte Real Madrid: tani ai mund te…”
Inter Club Staff

Kur ai vesh fanellen e Danimarkes nuk gabon nje goditje te vetme. Pas golave kunder Ishujve Faraore dhe Islandes, Christian eriksen ka vendosur diten e djeshme edhe nje supersfide.

Danimarka e tij fitoi 0-1 ne fushen e Anglise pikerisht me golin e interistit ne prezencen e tij te 100 me kombetaren.

Mesfushori i Interit eshte rikthyer te shenoje pas nje periudhe te gjate ne ate qe ka qene stadiumi i tij per disa kohe.

La Gazzetta dello Sport shkruan: “Po, sepse sfida e Nations League e luajtur ne Wembely, nje tempull i shenjte i futbollit anglez, ka qene shtepia e Tottenham kur po ndertohej stadiumi i ri.”

“E ne ate periudhe Eriksen kishte arritur ti shenonte edhe Interit, kundershtar ne grupet e Champions League.”

“Ishte pikerisht fale nje goli te danezit qe Tottenham e mbylli me sukses ate ndeshje ku u mund Interi i Spallettit.”

“Ai rezultat me pas ishte deciziv per eleminimin e Interit ne fund dhe Tottenham ne ate vit arriti te shkonte deri ne finalen e madhe me Liverpool.”

Po nese me Danimarken ai shkelqen, me bluzen e Interit nuk mund te thuhet e njejta gje:

“Ai gjeniu qe kerkohej me ngulm nga Reali i Madridit dhe Manchester United (klube te cilat e kane ndjekur gjate), sot tek Interi po perjeton nje faze te vecante te karrieres se tij.”

“Ai duhet te ishte njeriu i kapercimit te madh, por po kalon nje periudhe te keqe ambjentimi ne Itali, duke alternuar paraqitje te mira ne Europa League dhe paraqitje jo te mira ne Serie A.”

Conte ka provuar qe te favorizoje futjen e tij ne skemat e Interit duke kaluar nga nje 3-5-2 ne nje 3-4-1-2, por Eriksen ka luajtur vetem tre ndeshje si titullar.

Nderkohe, ai ka shenuar tre gola ne tre ndeshje me Danimarken duke prezantuar nje bilete te rendesishme per derbin e Milanos.

“Eshte ky Erikseni i ri qe mund te rikthehet ne Milano i motivuar dhe te tentoje nje rol te ri ne kete skuader.”

“Te mos harrojme, Interi do te luaje cdo tre dite tani”, e mbyll shkrimin e saj e perditshmja Italiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.