Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

858 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare lajmi: “Inter po behet gati per super goditjen alla-Lautaro! Ja shifra qe Marotta do te shpenzoje per…”

Gazzetta, cfare lajmi: “Inter po behet gati per super goditjen alla-Lautaro! Ja shifra qe Marotta do te shpenzoje per…”
Inter Club Staff

24 gola dhe 13 assist me fanellen e River Plate. Keto jane numrat e Julian Alvarez, yllit te ri te Amerikes Latine qe ka debutuar dhe me Kombetaren e Argjentines.

Nje moment i arte dhe nje e ardhme e gjitha per tu shkruar per te duke pare se kontrata eshte ne skadence ne fund te vitit.

Inter po e ndjek me kujdes lojtarin dhe nga afer ka derguar edhe emisaret e saj. Nderkohe, me ardhjen e agjentit ne Europe, eshte vene re nje detaj i rendesishem.

“Ai do te vije ne Europe duke ndaluar ne fillim ne… Milano. Po, pikerisht ne shtepine e Interit sepse dihet qarte sa e lidhur eshte skuadra zikalter me Argjentinen.”

La Gazzetta dello Sport nderkohe vazhdon edhe me tej: “Alvarez nuk do te rinovoje me skuadren e tij aktuale. Ai ka nje klauzole prej 20 milione eurosh dhe po vlereson ofertat qe kane ardhur nga klubet me te mira ne Europe.”

“Jo me kot, agjenti i tij, Fernando Hidalgo (nje njohje e vjeter e Interit qe ne skuadren zikalter ka sjelle Crespon) do te vije shume shpejt ne Milano.”

“Ai me pas ka nje blitz ne Madrid dhe ne Londer. Nuk eshte nje mister gjithashtu qe Manchester United dhe Atletico Madrid jane ne gare per te.”

“Nga ana tjeter eshte shume e veshtire te gjendet nje talent i tille me nje cmim kaq te ulet ne treg. Raporti cilesi-cmim eshte shume i larte.”

“Inter eshte regjistruar prej kohesh ne garen per te dhe natyrisht qe ka menduar te beje nje oferte te rendesishme monetare te mire per te.”

“Pasi e ka ndjekur nga afer me Dario Baccin qe kishte fluturuar ne Buenos Aires, krahu i djathte i Ausilios ka hedhur edhe bazat per nje marreveshje.”

“Me siguri qe merkato eshte e eger dhe do te kete tentativa per lojtarin edhe nga skuadra te tjera, kjo  eshte e sigurt.”

“Madje edhe Milani eshte futur ne gare per te. Por Milani ka problem pak linjen me argjentinasit qe ne te kaluaren nuk eshte se ka funksionuar.”

“Ne idete e Interit, Alvarez mund te perfaqesoje nje investim per veren dhe normalisht jo nje investim per merkaton e dimrit.”

“Por duhet pasur kujdes, se me lojtare te medhenj ne merkato si United apo Atletico, gjithcka behet me e veshtire dhe me e shtrenjte.”

“Avantazhet e Interit nderkohe jane shume: agjenti eshte dakord me nje kalim ne Serie A, Zanetti, Cambiasso apo edhe Lautaro Martinez. Te githe keta do te ndihmonin ne nje opercion te tille.”

“Ja pse Interi shpreson dhe eshte hedhur me koke per te siguruar kete lojtar duke levizur karta te rendesishme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.