Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

423 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare lajmi: “Ja kush eshte super talenti brazilian qe po tenton Inter te bleje: 21 vjec, lojtar krahu, kampion me…”

Gazzetta, cfare lajmi: “Ja kush eshte super talenti brazilian qe po tenton Inter te bleje: 21 vjec, lojtar krahu, kampion me…”
Inter Club Staff

Ashtu si eshte bere me dije, Dario Baccin eshte me mision ne Ameriken Latine dhe objektivi eshte qe te behet nje goditje e rendesishme ne kete kontinent per sezonin e ardhshem.

Sipas La Gazzetta dello Sport, shume eshte folur per argjentinasin Alvarez, por Interi me sa duket ka vene duart te nje super talent brazilian.

“Behet fjale per Abner, 21 vjecar brazilian qe luan me Athletico Paranaense dhe qe ka kohe qe Ausilio e ndjek nga afer.”

“Te premten, ne Curitiba, me rastin e ndeshejs kunder Cuiabà per javen e 35 te Brasileirão, Inter do te ndjeke gjithcka me kujdes.”

Abner, do Athletico-PR, fez homenagem em comemoração: entenda! - Gazeta  Esportiva

“007 i klubit zikalter do te jete prezent ne stadium dhe kane kohe qe e studiojne me kujdes ate. Lojtari eshte shpallur edhe kampion Olimpik me Kombetaren e tij ne Tokyo.”

“Nder te tjera, ai ka karakteristika perfekte: eshte i fuqishem ne fazen e sulmit, i disiplinuar prapa, edhe pse ende eshte pak i lehte.”

“Lojtari ka disa te dhena fizike mjaft te mira nderkohe per nje transferim te mundshem ne Europe. Abner eshte blere nga Athletico Paranaense ne 2019 si zevendesues i Renan Lodi qe Simeone mori ne Madrid.”

“Ai shihet si nje mundesi e mire per te zevendesuar Perisic ne sezonin e ardhshem ne te majte nese Inter nuk do te shkoje per Kostic.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.