Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

531 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare lajmi: “Kujdes nga Interi: shume prane nje goditje te madhe me parameter zero: ja detajet.”

Gazzetta, cfare lajmi: “Kujdes nga Interi: shume prane nje goditje te madhe me parameter zero: ja detajet.”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport diten e sotme e nis numrin e saj te perditshem me nje paralajmerim: “Kujdes nga Interi.”

Me sa duket, sipas tyre, ne oret e fundit ne seline e klubit eshte pare agjenti i njohur Vincenzo Pisacane.

Ai dihet tashme se eshte agjenti i Lorenzo Insigne, por ne te njejten kohe, eshte edhe agjenti i Danilo D’Ambrosio.

Per kete te fundit, aktualisht nuk ka asnje diskutim per rinovim apo per shitje, prandaj, eshte e sigurt qe D’Ambrosio nuk ka qene nje teme diskutimi. Por cfare po ndodh?

“Me sa duket, palet kane kohe qe po diskutojne nga afer. Ne mes eshte e ardhmja e lojtarit te Napolit qe eshte ne skadence kontrate.”

“Agjenti ka qene i ftuar nga Interi edhe ne ndeshjen Inter-Sheriff, qe u luajt te marten ne darke ne San Siro.”

“Ne kete moment qe po flasim, kapiteni i Napolit eshte shume larg rinovimit duke qene se lojtari ka refuzuar oferten e fundit.”

“De Laurentiis ka arritur deri aty sa i ka ofruar lojtarit nje kontrate pese vjecare me 4,6 milione euro ne sezon, por pa marre nje pergjigje pozitive nga Lorenzo.”

“Perkundrazi, sinjalet duken negative. Kerkesa e Insignes eshte ajo qe te kete nje bonus ne momentin e firmes, rreth 7 milione euro.”

“Insigne edhe ne te kaluaren ka qene ne listen e Marottes hde Ausilios. Emri i tij ka qene i perfolur kur Lukaku u largua, por ne ate kohe nuk u be asgje dhe Interi shkoi per Correa qe ishte nje kerkese e Inzaghit.”

“Ja: tani dy muaj pas atyre zerave, jemi perseri ne nje situate te ngjashme me Interin qe kerkon lojtarin por kesaj radhe me parameter zero.”

“Keto vizita kaq te shpeshta te agjentit te tij ne seline zikalter nuk jane aspak te rastesishme dhe mund te fshehin nje te vertete te madhe.”

“Napoli duhet te kete kujdes nga Interi sepse zikalterit ne kete menyre do te benin nje goditje teper te madhe me parameter zero.”

“Per momentin, te gjithe ata qe jane prane lojtarit, tregojne me siguri se nje transferim te Milano zikalter nga ana e lojtarit konsiderohet dicka e mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.