Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,344 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare lajmi: “Ndryshon perseri cdo gje per Dybala? Me sa duket ka pranuar oferten me te fundit nga…”

Gazzetta, cfare lajmi: “Ndryshon perseri cdo gje per Dybala? Me sa duket ka pranuar oferten me te fundit nga…”
Inter Club Staff

Edhe pse pas fjaleve te Marottes ka pasur shume pasiguri, duket se ne oret e fundit kemi nje zhvillim shume te rendesishem.

Per kete gje flet La Gazzetta dello Sport, qe zbulon keshtu se negociata e pafundme ndermjet Dybala dhe Inter ka nje sinjal pozitiv.

“Me sa duket Joya ka pranuar oferten e fundit te Interit dhe te Marottes dhe ky eshte sinjali me i forte tani”.

“Keshtu, ndryshe nga nje muaj me pare, ka nje marreveshje totale per sa i perket pages se re te lojtarit ne Milano”.

“Nuk eshte nje detaj i vogel duke qene se kjo ishte nje nga dy kushtet per te shkuar drejt nje “martese” te klubit me lojtarin”.

“Nderkohe, tani gjithcka varet nga largimi nga Inter i dy sulmuesve si Sanchez dhe Pinamonti (plus edhe nje tjeter).”

“Nje marreveshje kjo e ardhur pas kontakteve te ditevet te fundit ku Antun dhe agjentet e tjere kane pranuar edhe komisione me te ulta”.

“Propozimi i Marottes ka qene i qarte qe nje muaj me pare: pese milione euro rroge fikse dhe nje milione euro bonus nese Dybala do te luaje 50% te ndeshjeve”.

“Tani mbeten per te diskutuar vetem disa detaje, por kesaj radhe jane detaje vertete. Sepse marreveshja e madhe eshte arritur”.

“Tani duhet pare me ne kompleks kjo situate: Dybala i ka thene po idese qe te lidhje nje pjese te rroges se tij me rendimentin ne fushe”.

“Nese do e kishte pranuar nje muaj me pare kete oferte, sot do te ishte ne Appiano Gentile duke u stervitur dhe do te kishte veshur fanellen zikalter”.

“Por nuk e pranoi perpara nje muaji dhe gjate kesaj kohe e parakaloi Lukaku sepse per Interin ishte nje mundesi teper e madhe per te mos u kapur”.

“Tani Dybala ka filluar te leshoje sinjale se nuk po pret dot, sepse mezi po pret destinacionin Inter. Edhe pse ai eshte i qarte prej kohesh rreth deshires se tij, nuk eshte rehat me kete situate”.

“Nderkohe, kontaktet me Marotten dhe Zanettin kaane qene te perditshme dhe bisedat nuk kane munguar asnjehere”.

“Gjithesesi, ai po e vuan kete stand by te gjate. Inter, pas marreveshjes per pagen (kesaj te fundit), duhet te mbylle keshtu disa shitje per te marre ne shtepi Dybala.

Rreziku i madh eshte ai i perhershmi: qe gjate kesaj kohe pritje te futet ndonje klub ne mes dhe ta rrembeje.

Por lajmi sot eshte se Dybala tashme eshte dakord me pagen qe ofron Interi. Mbase kaq do te mjaftoje per te pritur…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.