Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

683 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare ndeshje ke pare? Note skandaloze per Skriniar dhe Cancelo…

Gazzetta, cfare ndeshje ke pare? Note skandaloze per Skriniar dhe Cancelo…
Inter Club Staff

Kur lexon notat e Gazzetta dello Sport sot, duket sikur ke pare nje ndeshje tjeter nga ajo Chievo-Inter dje. 

Zikalterit fituan ne Bentegodi ndaj Chievos me rezultatin 1-2 duke e vene ne rrezik ndeshjen vetem ne pese minutat e fundit, por per Gazzetten, jane disa lojtaret poshte mesatares ne kete ndeshje.

Sipas te perditshmes italiane, Ivan Perisic dhe Borja Valero jane respektivisht lojtari me i mire i ndeshjes ndaj Chievos dhe me i dobti.

Kroati ka marre noten 7 ne tabele, duke mare edhe elozhet e rastit nga gazeta italiane:

“Ne ndeshjen e pare shenoi tre gola, kesaj radhe vetem nje, por meritoi duartrokitje ne me shume se nje rast. Konfirmohet shume i rendesishem pe zikalterit.

Ndersa e kunderta e tij, Borja Valero, merr nje note 5 ne tabele dhe shpallet si lojtari me i dobet ne fushe:

“Luan per shkak te demtimit te Gagliardinit, por vuan shume. Nuk arrin te ngreje ritmin ne asnje moment. Per me shume, edhe gabime teknike ne loje. Duket nje lojtar tjeter, por per keq ama.”

Por spanjolli nuk eshte i vetmi lojtar i  vleresuar me note negative.

Atij i bashkohet cuditerisht edhe Milan Skriniar dhe Joao Cancelo sebashku me Vecinon.

Te tre lojtaret kane marre ne tabele nje note 5,5. Mbase Vecino deri diku nuk arriti te jepte nje performance ne nivelet e duhura duke gabuar disa topa mjaft te rendesishem, por Cancelo dhe Skriniar me shume,  arriten te  luanin nje ndeshje ne nivele te kenaqshme.

Nderkohe, lojtaret e tjere kane marre nje vlersim pozitiv: Handanovic nje 7 bashke me Brozovic kurse Rafinga nje note 6.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.