Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

306 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare note per Romelu Lukaku: “Nga i lind gjithe kjo fuqi ketij njeriu? Ai meriton noten…”

Gazzetta, cfare note per Romelu Lukaku: “Nga i lind gjithe kjo fuqi ketij njeriu? Ai meriton noten…”
Inter Club Staff

Ka qene pikerisht Romelu Lukaku matadori autentik i ndeshjes se djeshme duke shkelqyer ne cdo moment te saj.

Dopieta e tij dhe assisti i mrekullueshem per Lautaro Martinez i ka dhene mundesi Interit te kaloje Lazion dhe te parakaloje Milanin ne klasifikim.

Por La Gazzetta dello Sport nuk eshte permbajtur ne gjykimin per gjigandin e sulmit te Interit ne numrin e saj te perditshem.

“Ai ka qene gjate ndeshjes preciz po aq sa nje penallti e tij, duke mos gabuar pothuajse asgje gjate te gjitha minutave.”

“Fillimisht kthen ne gol nje penallti perballe Reinas nderkohe i ftohte, ne mes dyshimit per pozicion jashte loje, ai beson deri ne fund dhe shenon golin e 2-0 qe u anullua fillimisht nga anesori por me pas u konfirmua nga VAR si i rregullt.”

“Por cfare faji kishte i mjeri Parolo qe gjeti perballe nje bishe te vertete ne vrapim e qe nuk e ndali dot ate galopim?”

“Nga i lind gjithe kjo fuqi ketij njeriu? Eshte me te vertete i pabesueshem, nje force e natyres. Per ate qe beri dje, e meriton plotesisht noten 8.”

“Duket se periudha e zeze eshte pas shpines. Ai kap keshtu Cristiano Ronaldon ne krye te tabeles se golashenuesve dhe crioterapia ne shtepi me sa udket i ka bere mire.”

“Diten e djeshme ai shkelqeu ndaj nje skuadre te madhe, dicka per te cilen e akuzojne shume (se zhduket ne ndeshje te tilla).”

“Lukaku vazhdon te shkelqeje dhe syte e Guardiolas dhe City vazhdojne te behen akoma me ziliqare.”

“Sot per sot, konfirmimi eshte ky: te besosh te Rom eshte zgjedhja me e mire per kete Inter. E tani te gjithe perpara divanit: te dielen kemi nje perballje tjeter me Ibren.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.