Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

203 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare shkrimi: “Brozovic nuk eshte Kessie dhe Inter nuk eshte Milani: harrojeni qe Marotta…”

Gazzetta, cfare shkrimi: “Brozovic nuk eshte Kessie dhe Inter nuk eshte Milani: harrojeni qe Marotta…”
Inter Club Staff

Marcelo Brozovic nuk eshte Franck Kessie. As Interi nuk eshte Milani. Ne cfare kuptimi? Ne kuptimin se situatat jane komplet te ndryshme. 

E ardhmja e mesfushorit kroat do te jete ende ne Milano, ne sponden zikalter. Keshtu sepse e duan te dyja palet.

Beppe Marotta ka ndermend ta mbylle sa me shpejt kete ceshtje, mundesisht qe kete fundjave, qe zyrtarizimi te vije ne fund te vitit.

Por nuk mund te thuhet e njejta gje per Milanin, qe me te gjitha gjasat do e humbase ne fund te sezonit Kessie.

Ne kete moment duhet te harrohet qe Interi te humbase lojtare te rendesishem me paramter zero, sidomos per aq kohe sa do te jete Marotta ne Milano.

“Bepep dhe Ausilio nuk duan te gjenden te papergatitur. Jane gati te bejne gjithcka cfare duhet per te mbajtur skuadren zikalter kompetitive.”

“Interi i ka idete e qarta: nuk deshiron qe Brozo te largohet dhe Brozo vete gjendet shume mire ne Milano. Prandaj Interi nuk eshte ne situaten e Milanit dhe as Kessie nuk eshte Brozo.”

“Po nese refuzon Brozovic? Do te behet menjehere transparence. Do te thuhet qe lojtari nuk deshiron te qendroje. Nuk do te kete asnje terhiq e mos e keput.”

“Por qe kjo te ndodhe, eshte shume e pamundur. Shume jane ata persona qe mbeshtesin edhe pisten se nese Brozovic nuk do te kishte deshire te rinovonte, Interi do e kishte shitur qe ne veren e shkuar. Dicka qe nuk ndodhi aspak. Kjo sepse palet kane deshire te vazhdojne bashke.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.