Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

389 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare shkrimi: “Perse askush nuk po flet per kryevepren e fundit te Inzaghit? Ai ka arritur te riktheje…”

Gazzetta, cfare shkrimi: “Perse askush nuk po flet per kryevepren e fundit te Inzaghit? Ai ka arritur te riktheje…”
Inter Club Staff

Nuk eshte me Alexis Sanchez i Barcelones apo i Arsenal, por ne ndeshjet e fundit kiliani ka treguar cilesi shume te larta dhe se mund te jete ende nje pike referimi tek Interi. 

Por nje merite shume e madhe i takon tranjerit te Interit, Simone Inzaghi, qe ka bere te mundur rikthimin e nje lojtari ‘te humbur’.

“Perse askush nuk po flet per kryevepren e fundit te Inzaghit? Ai ka arritur te riktheje nje lojtar te ‘humbur’ tek Interi.”

“Sanchez e kishte humbur rrugen e tij dhe nuk po gjente dot dimensionin e vet ne skuadren zikalter dhe gjente ngushellim edhe te postimet ne instagram.”

“Por Simone ka treguar edhe njehere se eshte specialist i rigjenerimit te lojtareve ne krize. I tille ishte edhe Alexis e kush nuk e pranon, thjesht nuk ka pasur sy per te pare.”

“Lojtari ishte zhdukur nga radaret per shkak te titullareve, moralit te ulet, por edhe per shkak te demtimeve te shumta.”

“Nderkohe, Inzaghi ka folur, e ka mbajtur afer, ka investuar duke i gjetur nje rol te ri madje. Ne ndeshjet e fundit eshte pare nje Sanchez ne formen e nje regjizori te avancuar.”

“Ai ka qene i afte te jete fluid ne hapsirat qe le prapa Dzeko dhe nuk i ka dhene pika referimi ne fushe kundershtareve.”

“Pastaj, te mos flasim per menyren se si ai hap hapsira per Dumfries dhe per Ivan Perisic, te cilet jane gati te tregojne dhembet ne krah.”

“Nderkohe, ka edhe nje fakt tjeter qe nuk mund te injorohet: kur Alexis Sanchez e nis si titullar, ai jep gjithmone nje kontribut deciziv.”

“E thone 24 golat qe ai ka marre pjese kete gje, me 11 gola dhe 13 asisst ne 25 ndeshjet e luajtura me Interin si titullar me fanellen zikalter.”

“Permbysja e madhe e kilianit duket se ka ardhur ne fushe dhe dicka e tille ka permbysur edhe skenaret e merkatos.”

“Kjo sepse Inzaghi tashme beson te kiliani si nje element i rendesishem ne skuader dhe nuk e sheh me si nje trup te huaj.”

“Ai beson dhe do te vazhdoje te besoje tek ai. Eshte e vertete qe nje largim i parakohshem ne janar do te bente qe Interi te shpetonte rreth 13,5 milione euro, por kjo eshte nje tjeter histori.”

“Interi ka si qellim yllin e dyte dhe Sanchez mund te jete nje element i vlefshem per te arritur kete. Prandaj, zikalterit nuk do te mendojne per aspektin ekonomik ne kete rast ne janar.”

“Nino eshte rikthyer te jete ‘Maravilla’ dhe merita eshte e gjitha e Inzaghit dhe Interit qe jane treguar te duruar ta presin. Tani gjtihcka ne dore e ka Alexis, Inzaghi punen e tij e beri me se miri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.