Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,757 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare sulmi ndaj nje lojtari te Interit: “Komplet i paralizuar ne fushe: vertete mund ta ndihmoje Interin keshtu?”

Gazzetta, cfare sulmi ndaj nje lojtari te Interit: “Komplet i paralizuar ne fushe: vertete mund ta ndihmoje Interin keshtu?”
Inter Club Staff

Simone Inzaghi dhe Milan Skriniar jane dy njerezit me te rendesishem te perzgjedhur nga La Gazzetta dello Sport per ndeshjen e djeshme.

Interi arriti te fitonte 0-1 ne Juventus Stadium naten e djeshme dhe per zikalterit kane ardhur tre pike qe vlejne shume me shume se kaq.

Nderkohe, per te perditshmen italiane, Skriniar dhe Inzaghi meritojne nje note 7 per ate qe eshte bere dje ne fushe.

Tekniku e meriton sepse “ka gjetur inatin qe kerkonte prej kohesh dhe qe i hap rruge Interit ne rikthimin per garen e yllit te dyte.”

Nderkohe, per sa i perket Sllovakut qe eshte zgjedhur edhe MVP i ndeshjes, sepse ne kompleks “fiton duelin ndaj mister 70 milioneshit Vlahovic ndonjehere duke perdorur menyra te forta e ndonje here menyra edhe me te forta. Nje shkemb i vertete.”

Por direkt pas me te mirenve ne fushen e lojes, nje grup prej 8 lojtaresh sipas La Gazzetta dello Sport meritojne noten 6,5.

Ata jane si me poshte: D’Ambrosio, Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic, Correa e Darmian.

Nderkohe, noten 6 meritojne Handanovic, Bastoni dhe Vidal. Per sa i perket Edin Dzeko, ai ka marre nje 5,5.

Por me i keqi ne fushen e lojes qe merr nje sulm te rendesishem nga media italiane eshte Lautaro Martinez. Ai vleresohet me noten 5: “Nje karton i verdhe pa nisur ende ndeshja per nej goditje ndaj Locatellit qe e penalizon me vone. Komplet i fikur. I paralizuar ne cdo aspekt. Vertete mund te ndihmoje Interin keshtu? Duhet bere me shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.