Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,469 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Championsi i ri, ja si do te ndryshoje gjithcka: nese kualifikohet Interi, shume lajme te mira!

Gazzetta – Championsi i ri, ja si do te ndryshoje gjithcka: nese kualifikohet Interi, shume lajme te mira!
Inter Club Staff

Nje Champions League qe nuk ka qene kurre kaq e pasur.

La Gazzetta dello Sport shpjegon ne faqet e saj se si eshte rritur kompeticioni me i rendesishem kontinental ne cdo pike te saj, por mbi te gjitha nga ana ekonomike: mjafton te kujtojme qe vetem kualifikimi i nje klubi do te sjelle ne kasa 15 milione euro.

Gjithcka do te jete e mundur per shkak te reformes ‘4×4’, qe sjell hyrjen direkte pa playoff te 16 skuadrave me te mira te 4 turneve me kryesor ne klasifikimin e kampionateve te UEFA-s.

“TV dhe sponsorat kane hedhur shume para per shkak te formules se re 2018-2021, formule e cila ka sjelle shifra teper te majme: Edicioni i ri i Champions vlen pothuajse 3,5 miliarde euro (2,3 vlenin kete vit qe lam pas)”, referon e perditshmja italiane.

Gjithcka me lart sjell ne menyre naturale edhe rritjen e fitimeve per klubet. 

“Parate qe do te shperndahen ne Champions League do te jene 1,9 miliarde euro. Ndersa ne Europa League do te shperndahen rreth gjysem miliardi. Cmime e reja do te ndahen ne kater klasifikimie koeficentesh: 1) market pool; 2) cmime per pjesemarrjen; 3) cmime per rezultatet sezonale (30%) dhe 4) cmime nge rezultatet historike. E reja e vertete eshte ky ze i fundit qe eshte nje lajm i mire edhe per Interin qe eshte nje nga klubet qe ka fituar me shume Champions ne Europe.

Por kujdes nga klasifikimi historik. “Ne praktike, rezultatet e te gjitha kupave te fituara llogariten, por koeficenti i tyre varet edhe nga epoka. Ato te fituar vitet e fundit vlejne me shume. Ne nje klasifikim te tille, skuadrat qe do te renditeshin te parat do te ishin Real Madrid dhe Barcelona, por edhe Interi nuk do te ishte keq. Ne kete ze jane 528 milione euro per tu shperndare me 32 milione qe merr vendi i pare e keshtu me radhe deri tek i fundit. Behet fjale per nje ndarje parash ndermjet skuadrave qe kane bere historine e ketij kompeticioni.

Per sa i perket cmimeve me vone, shperndarja e tyre eshte e qarte: te fitosh nje grup vlen 2,7 milione euro, te arrish ne 1/8 vlen 9,5 milione, ne 1/4 10,5, ne gjysemfinale 12, ne finale 15. Te fitosh kupen 19 milione. Duke i fituar te gjitha do te ishin 82 milione euro vetem me cmime pjesemarrje. Nese kjo skuader do te ishte Real Madrid per shembull, duke pare qe ka rezultatet me te mira historike, do te arrinte 114 milione direkt. Ketyre i shtohen me pas edhe ato te market pool.

Nje mal me para me pak fjale, prandaj eshte kaq e rendesishme per Interin te kualifikohet me patjeter!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.