Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

898 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Chiesa, Fiorentina flet me Interin dhe i thote: Ky eshte cmimi i lojtarit!

Gazzetta – Chiesa, Fiorentina flet me Interin dhe i thote: Ky eshte cmimi i lojtarit!
Inter Club Staff

Federico Chiesa ne nje fare menyre mund te shitet, por mund te konsiderohet edhe si i pashitshem per shkak te cmimit qe i eshte vene nga Fiorentina qe ne Itali, zor se ka skuader qe mund ta paguaje.

Ai eshte nje tjeter objektiv i madh i merkatos se Interit, por klubi viola e ka blinduar ate me shume se nje here.

Sipas asaj qe thuhet nga Gazzetta dello Sport, ende eshte cdo gje e mundur, sidomos nese vjen ndonje oferte e cmendur.

“Mendimi i Della Valle nuk ka pasur devijime nga plani fillestar. Te mbahet lojtari fort dhe te pergjgjen: jo faleminderit.”

“Plani ishte qe te pergjigjeshin menjehere jo pa negociuar fare, por me sa duket, mund te kemi nje te papritur.”

“Nese oferta milionere eshte me dy shifra dhe numri i pare eshte 7, atehere mund te flasim.”

“Me sa duket, ata do te pranonin oferta vetem 70 milione euro dhe lart (plus bonuse natyrisht). Vetem keshtu Fiorentina mund te pranoje.”

“Kjo ka qene pak a shume edhe pergjigja e Fiorentiens per Interin: Degjojme oferta vetem mbi 70 milione…”

“Po lojtari? Ai nuk ka asnje deshire dhe qellim qe te prishe mardheniet e tij me klubin qe e ka zbuluar, mbrojtur, nxjere ne pah ne futbollin qe vlen.”

“Ai ka shume mirenjohje ne drejtim te Fiorentines per gjithcka at kane bere per te. Por nderkohe eshte me pushime dhe eshte ne pritje te lajmeve. Sigurisht, nese Fiorentina do te refuzoje te gjitha ofertat qe do te vijne, dhe dihet qe keto oferta do te kene ne brendesi te tyre edhe nje super rroge per lojtarin, ai do te donte qe Fiorentina ti ofronte dicka me shume se sa ne kete moment.

Ai ka nenshkruar nje rroge ne nentorin e kaluar me 1,7 milione euro plus bonuse qe mund ta dergojne ate ne 2 milione).

Ky skenar i rritjes se rroges per momentin nga ana e Fiorentines as nuk eshte marre ne konsiderate.

Te rritet rroga e nje lojtari vetem pak muaj pasi ai ka rinovuar, nuk eshte ne metodiken e Fiorentines dhe per ta kenaqur Chiesen ne shtator, Fiore beri nje sforco teper te madhe ekonomike.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.