Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

377 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Conte, eshte vene re nje problem shume i madh: ja arsyeja se pse nje lojtar si Eriksen nuk mjafton aspak!

Gazzetta – Conte, eshte vene re nje problem shume i madh: ja arsyeja se pse nje lojtar si Eriksen nuk mjafton aspak!
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter, pas flopot me Sassuolon, po mendohet me kujdes se cfare ka shkuar keq per zikalterit.

Ne mesfushen e Contes shihej menjehere qe kishte shume pak titullare, sepse skuadra ne ate repart eshte goditur nga shume demtime.

Ai repart ne fakt, ka qene pika e dobet e gjithe sezonit te Interit e kjo nuk mund te mohohet dot.

Per kete ka folur pikerisht La Gazzetta dello Sport e cila ka shpjeguar me detaje nje problem te madh sipas tyre.

“Sot qe po flasim, Interi duket me afer te kaluares se saj te afert se sa nje te ardhme me te mire.”

“Ky eshte impresioni i pare dhe qe te shqeteson. Eshte njesoj sikur te thuash ndryshuam gjithcka per te mos ndryshuar asgje.”

“Por ne realitet nuk eshte keshtu, Conte ka bere shume te ky Interi. Por mos harroni qe ai ka 8 pike me shume se sa Interi me i mire i Spallettit ne kete kohe, ka nje identitet taktik dhe nje linje loje te sigurt.”

“Kete e kane konfirmuar edhe golat e bukur ndaj Sampdorias. Jane futur ne skuader te rinj te rendesishem so Barella dhe Bastoni duke hedhur bazat per nje te ardhme te madhe.”

“Por mesfusha duhet riformatuar me blerje te rendesishme sepse vetem Eriksen nuk mund te mjaftoje. Duhet kualitet dhe personalitet ne ate copez te fushes.”

“Te mos largohemi as nga problemi: ne mesfushe ne cdo skuader luan fatin e saj.”

“Mesfusha e Interit nuk ben pjese tek 5 me te mirat e kampionatit. Cdo here qe ka perballe nje skuader qe luan mire me topin, ka vuajtur shume.”

“Sassuolon perfshijeni te kjo liste, sepse pertej turnoverit te se merkures, mbase i forcuar dhe vetvrases deri diku, Sassuolo dominoi.”

“Por te besh edhe nje ndryshim qe ngadaleson mbrojten si puna e Ranocchias me pas, dhe te fusesh edhe nje lojtar me te ngadalte si Borja ne mesfushe, eshte njesoj si te veshesh nje vic me kostumin e nje demi.”

“Ajo qe mbetet nga kampionati tani dhe nga Europa League nuk mjaftojne per te shpetuar sezonin. Por tani sherben gjithcka per te pergatitur sezonin e ardhshem.”

“Kete duhet ti shpjegoje tranjeri lojtareve te tij, me sy te vendosur, prej nje Conte te vertete”, e mbyll shkrimin e saj Gazzetta dello Sport qe ve gishtin keshtu tek mesfusha e Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.