Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

544 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Conte i ka dhene ultimatum drejtuesve te Interit

Gazzetta – Conte i ka dhene ultimatum drejtuesve te Interit
Inter Club Staff

Interi i se ardhmes duhet te niset nga baza qe ka krijuar ne mbrojtje e cila konsiderohet si nje nga me te mirat ne Itali dhe Europe. 

Per kete ka shkruar Gazzetta dello Sport, e cila shkruan ne faqet e saj se Antonio Conte i ka dhene nje ultimatum drejtuesve te Interit.

“Nuk dua te me preket asnje lojtar ne repartin e mbrapem: as De Vrij, as Skriniar e as Bastoni. Handanovic duhet te rinovoje.”

Dhe keshtu po ndodh. Handa eshte gati te rinovoje deri ne 2022. Bashke me sllovenin do te jene ende tek Interi Skriniar, De Vrij dhe Bastoni.

Nje mur ky i perbere nga tre lojtare qe te gjithe sebashku vlejne minimumi 150 milione euro, si asnje skuader ne Europe.

Te pakten 60 milione euro kushton De Vrij, i cili eshte bere i pazevendesueshem tek Interi dhe konsiderohet nga shume si mbrojtesi me i mire i Serie A.

Pak a shume, i njejti vleresim per Skriniar qe kushton sot 50 milione euro dhe qe ka vuajtur shume kalimin ne tre mbrojtesa duke bere qe vlera ti bie pak.

E pabesueshme se si sllovaku eshte i pashitshem po ashtu si Bastoni, surpriza e vertete e Interit ne kete sezon. E nisi si mbrojtesi i peste ne organik por arriti te behej titullar dhe te ofroje paraqitje super.

Ai sot vlen pothuajse 40 milione euro. Kush do ta kishte menduar ne fillim dicka te tille? Askush, edhe Conte qe besoi tek ai qe ne fillim.

Nderkohe, nga mbrojtja, Godin pritet te largohet. Uruguajani eshte i vetmi ne merkato dhe qe nuk eshte pershtatur as me Interin e as me skemat. Por mbi te gjitha, problem jane ato 5 milione euro ne sezon qe ai merr.

Largimi i tij do te pasohet me blerjen e nje nga dy emrat me te perfolur: Kumbulla dhe Vertonghen.

Kumbulla (Marash) eshte 20 vjec, yll i Verones, i pelqen shume (jo vetem Marottes dhe Ausilios) Contes dhe kushton 20 milione euro.

Nderkohe, Vertonghen, 32 vjec, eshte ne largim e siper nga Tottenham sepse po i skadon kontrata dhe eshte shume shok me Lukaku. Ai qe do te zgjedhe do te jete Conte.

Gjithesesi, per merkaton do te kete kohe te mendohet. Ajo qe eshte e rendesishme ne kete moment, eshte qe drejtuesit te ndjekin linjen e Antonio Contes.

Ultimatumi i tij ka qene i qarte: te mos preket mbrojtja. Asnjeri prej atyre qe ai i quan titullar te padiskutueshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.