Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

521 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: “Conte ka shperthyer dje pas ndeshjes: ja motivi. Drejtuesit e Interit jane shtangur sepse…”

Gazzetta: “Conte ka shperthyer dje pas ndeshjes: ja motivi. Drejtuesit e Interit jane shtangur sepse…”
Inter Club Staff

Pas ndeshjes ndaj Sassulos, Antonio Conte ka hequr gurezat nga kepuca, dhe ka pasur nje nga shperthimet e tij te zakonshme.

Interi i tij ka fituar 0-3 ne fushen e lojes, por kjo nuk ka mjaftuar qe Conte te mos shprehej ne menyre te ashper per disa gjera qe sipas tij, e shqetesojne.

“Une kam thene disa gjera tre muaj me pare, por nuk ka kaluar shume kohe qe atehere. Apo e kam gabim?”

Referimi ne kete rast ka qene per shperthimet e tij pas ndeshjes ne Bergamo dhe ate pas finales se Europa League.

Me pas, erdhi takimi i famshem ne Villa Bellini. Tekniku ka dashur qe te ngrihet zeri, sepse eshte ndjere ne ate kohe i pa mbrojtur dhe ne qender te kritikave i vetem.

Jo vetem ai, por edhe lojtaret. Sipas Contes, mediat e kane masakruar skuadren dhe ate pas ndeshjes me Real Madrid.

Kete e tregon La Gazzetta dello Sport qe evidenton se si drejtuesit e Interit jane shtangur nga fjalet e Contes pas ndeshjes.

Me shume, sepse Conte i ka thene ato fjale pas frazave te mbeshtetjes qe ka marre nga i gjithe klubit: duke filluar nga drejtori Marotta e deri tek presidenti Zhang.

Por me sa duket, pa pak polemike, ai nuk mund te quhet Antonio Conte dhe kesaj radhe e ka kapur me faktin se ndihet shume i sulmuar nga mediat tek Interi, dicka qe sipas tij nuk i ka ndodhur ne asnje skuader tjeter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.