Gazzetta – D’Ambrosio eshte njeriu Champions: per tifozet tashme eshte i shenjte!
“Ka gola, ka pritje, pse jo, por ka edhe gola te evituar qe mbeten pergjithmone ne kujtese pasi kane ndodhur ne disa minuta qe mbase per interistat kane qene nder me te gjatat te jetes se tyre.”
“Keshtu ka ndodhur edhe ne ndeshjen Inter-Empoli, te dielen, e cila do te kujtohet si ndeshja e pritjeve te pamundura nga Samir Handanovic por edhe per shpetimin e portes ne menyre te mrekullueshme nga ana e Danilo D’Ambrosio.”
“Por etiketen e shpetimtarit Danilo D’Ambrosio nuk e ka per here te pare: ai eshte njeriu i Champions.”
Kete e ka shkruar sot Andrea Elefante i Gazzetta dello Sport i cili ka vazhduar edhe me tej:
“Dy fotografite e sezonit e shkuar jane penalltia e fituar ndaj Rodriguez te Milanit ku Interi fitoi ne minutat e fundit derbin dhe goli i 1-1 ndaj Lazios pas autogolit te Ivan Perisic.”
“Por edhe kete sezon, ai ka ndikuar pikerisht dek derbi ndaj Milanit ku Interi fitoi 2-3. Ai shpetoi pikerisht ne linjen e portes gjuajtjen e Cutrones kur vetem disa sekonda e ndanin ndeshjen nga vershellima e arbitrit. Nderkohe, te dielen, tek 2-1 ai beri dicka totalisht te pamundur nese e shikon nga sa larg u nis dhe se si arriti ta kapi ate top. Per tifozet e Interit tashme ai eshte i shenjte. Pike.”