Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,724 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – De Boer, tani nuk te mjaftojne me as tre piket. Alternativat jane pese: ja cilet!

Gazzetta – De Boer, tani nuk te mjaftojne me as tre piket. Alternativat jane pese: ja cilet!
Inter Club Staff

Ndoshta, pas suksesit ndaj Southampton, Frank De Boer priste ndonje fjale me te mire nga shtypi Italian.

Por jo, hollandezi ka mbetur tek banga e te akuzuarve. Nuk ishte mire te humbisje duke dominuar ndeshjet e nuk eshte mire as te fitosh ndeshjet duke mos dominuar. Ne kete sens, edhe sot, La Gazzetta dello Sport eshte shume e ashper dhe nuk fsheh nje mundesi per nje shkarkim te shpejte te holandezit: “Pozicioni i teknikut eshte ne rrezik dhe nuk eshte solid. Kjo sepse nata internacionale e se enjtes, vetem ka frikesuar popullin zikalter qe ishte me zemer ne dore dhe me shume mundesi edhe ndonje drejtues qe ka vuajtur shume gjate asaj ndeshje. Ndaj Southampton jane bere me shume hapa prapa se sa para: ndeshja e mare me frike qe ne fillim, loje inekzistente (zero levizje me top), Icardi gjithmone shume i izoluar, vetem nje gjuajtje ne porte (goli i Candrevas) dhe nje gjendje fizike shqetesuese nese krahasohet me ate te anglezeve (klubi nuk eshte shume e bindur me punen e hollandezit: shume pune me top, pak stervitje fizike). ‘Te italianizohesh’ pak duhet, por jo duke ndjekur kete rruge.”

Me pak fjale. De Boer eshte (kushtezuar) avazh avash ne fund te krediteve te tij. Dhe bonuset mund te mbarohen ne rast te ndonje hapi fals tjeter ne kurthet qe te ofron Serie A. Ndeshjet e radhes nuk jane aspak te lehta dhe luhen ndaj Atalantes ne fushe kundershtare, ndaj Torinos ne Meazza dhe ndaj Samp perseri ne transferte: veshtiresia eshte maksimale. “Situata ne klasifikim nuk te lejon ndonje hap fals apo programe afatgjate: Interi eshte shume afer hedhjes ne kosh te nje sezoni te tere dhe nuk ka kohe per te humbur e as pike per te lene – sulmon e perditishmja Italiane -. Alternativat e De Boer? Capello pelqehet nga kinezet, me pak nga tifozet. Bielsa dhe Leonardo kane Morattin si sponsor. Pioli dhe Guidolin jane alternativat me te besueshme italiane por edhe Mandorlini eshte ne liste e mund te jete nje tranjer qe mund ta dergoje Interin fare mire deri ne fund te sezonit, per me shume qe dashurohet edhe nga tifozet”. Kohe te veshitra per De Boer.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.