
Gazzetta – De Vrij nuk perjashton Manolas: pista eshte konkrete!
“Sulmi ndaj De Vrij nuk e perjashton ardhjen e Kostas Manolas nga Roma”.
Kete sakteson Gazzetta dello Sport, e cila tregon se zikalterit nuk kane hequr dore nga mbrojtesi grek: “Marreveshja e lojtarit me Romen skadon ne vitin 2019, dhe duket se negociatat per zgjatjen e kontrates jane te ndalura qe prej veres se shkuar. Ai aktualisht fiton 1,95 milione euro dhe oferta e Romes kishte qene 2,5 milione, por qe eshte konsideruar e pamjaftueshme nga lojtari dhe agjenti i tij. E ardhmja e Manolas duket larg Romes por jo medeomos larg Italise, me Interin qe e pret me krahe hapur. Por edhe ne Angli lojtari pelqehet jashtezakonisht shume. Gjithesesi nje ardhje e De Vrij nuk do te ndikonte aspak ne interesin e Interit per grekun. Gjithashtu, ne drejtim te Interit mund te vijne edhe oferta per kolumbianin Murillo, i cili mund ti lere pikerisht vendin Manolas.”