Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

280 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta del hapur: “Po ndodh vertete: ja kush eshte lojtari qe Interi do te bleje ne vere per te zevendesuar Perisic.”

Gazzetta del hapur: “Po ndodh vertete: ja kush eshte lojtari qe Interi do te bleje ne vere per te zevendesuar Perisic.”
Inter Club Staff

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi pothuajse eshte e dorezuar se do ta humbase Ivan Perisic me parameter zero.

Ai duket se eshte i predispozuar per tu rikthyer ne Bundeslige, kampionat ku ka bere shume mire me Dortmund, Wolfsburg dhe Bayern. Gjithesesi, nga nje sllav, Interi do te perfundoje te nje sllav tjeter.

“Ne shenjestren e Marottes ka perfunduar Filip Kostic, hero i kombetares per kualifikimin e Serbise ne Kupen e Botes.”

“Lojtari ka disa muaj qe e ka vendosur te largohet nga Eintracht Frankfurt sepse e mendon kete gje si mundesia e fundit ne karrieren e tij per te luajtur ne nje klub te madh.”

“Kostic eshte nje profil i sigurt, me eksperience, dhe prej kohesh ne rolin e lojtarit qe ben i vetem te gjithe krahun e majte.”

“Duke pare qe kroati eshte i destinuar te largohet me parameter zero ne janar, zikalterit nuk do e kishin me sy te keq Kostic.”

“Madje, nese Interi do te arrije te shese ndonje lojtar, tipi Vecino, per Kostic mund ta provoje qe tani ne janar, edhe pse kjo duket e veshtire.”

“29 vjecari serb ka nje kontrate deri ne 2023 dhe pak kohe me pare ka prishur mardheniet me agjentin e tij Fali Ramadani dhe tani ka hyre ne skuderine e Alessandro Lucci, agjent shume afer Interit ku edhe ka kater lojtare zikalter aktualisht ne menaxhim: Vecino, Kolarov, Dzeko dhe Correa.”

“Inter eshte shume e intriguar nga ideja e blerjes se Kostic dhe kane kerkuar menjehere informacione per te.”

“Ai shihet nga Marotta si lojtari perfekt per te zevendesuar Perisic ne te majte dhe per te luajtur bashke me Dimarcon.”

“Por nuk ka vetem kaq. Nese nuk behet gje per Kostic, atehere ne liste i dyti direkt eshte mbrojtesi i majte i Borussia Moenchengladbach.”

“Behet fjale per Ramy Bensabaini, mbrojtes i majte i gjermaneve, i cili gjithashtu ka nje kontrate deri ne 2023.”

“Per te eshte edhe Roma ne gare, por madje edhe Bayern Munich mendohet se eshte nje nga konkurentet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.