
Gazzetta dello Sport – Cancelo-Rafinha: sot jo, neser kush e di. Te dy kane shprehur vullnetin qe…
“Nuk eshte e mundshme qe Inter te blej Cancelon nga Valencia per 39 milione euro brenda 31 majit dhe Rafinhan per 38 nga Barcelona brenda qershorit”.
Kete thote Gazzetta dello Sport qe pastaj shpjegon se:
“Strategjia zikalter synon qe te marr kohe dhe te pres zhvillimet e merkatos. Nuk eshte e thene qe Cancelo dhe Rafinha te gjejne pretendent te rinje ne nderkohe. Dhe sidomos me ato shifra”.
“Duhet pasur parasysh fakti qe te dy kane shprehur tashme vullnetin per te qendruar ne Milano, akoma me shume pas rikthimit ne Champions League qe tashme eshte realitet”, shkruan gazeta.
“Drejtuesit zikalter shpresojne te marrin nje zbritje per te dy me kete opsion qe mbetet i hapur per javet e ardhshme”, lexohet.
Ne fund Gazzetta dello Sport shpjegon edhe se ne merkato mund te kete mundesi te reja:
“Dite qe nese ne merkato do te kete ndonje mundesi te re atehere klubi nga rruga Vittorio Emanuele nuk do te ndihet me duart e lidhura”.