1,509 views

Gazzetta dello Sport – Kaq pak e ndan Icardin nga rinovimi me Interin. Ka nje hapje nga ana…
Perpara se te nisej per ne Londer, Piero Ausilio ka punuar pak edhe me Icardin per tratativen per rinovimin e kontrates me te.
Sipas Gazzetta dello Sport, oferta e Interit eshte ngjitur deri ne 2,5 milion euro ne sezon, nderkohe qe Icardi deshiron 3. Nderkohe behet me dije se ka pasur nje hapje nga ana e agjentit te Icardit per te diskutuar edhe te drejtat e imazhit, qe Interi kerkon te kete 50% te tyre.
Priten te reja ne ditet ne vazhdim por Interi ka shume besim tek djaloshi dhe vete ai deshiron te qendroje ne Milano, tek Interi, ku gjendet shume mire dhe eshte nje idhull i tifozerise.