Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,470 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta dello Sport – Merkato, revolucion ne te gjitha repartet

Gazzetta dello Sport – Merkato, revolucion ne te gjitha repartet
Bujar Berishaj

Pas nje sezoni jo te mire, revolucioni ne shtepine e Inter kalon ne menyre te pashmangshme nga merkato.

Gazzetta dello Sport analizon levizjet e mundshme zikalter ne merkaton e veres, ku mund te revolucionalizohen te gjitha repartet. Nga tre portieret mund te mbetet vetem Berni. Handanovic do te jete ne skadence ne 2016 dhe per te bere para do te shitet ne qershor. Carrizos i eshte propozuar nje kontrate nje vjecare, por pa kompeticionet tjera do te kishte pak hapesire.

Largohen shume edhe ne mbrojtje, ku do te arrij kolumbiani Murillo. Te sigurte per te qendruar vetem kapiteni Ranocchia, Santon dhe D’Ambrosio. Ndoshta edhe Dodo, Felipe dhe Andreolli, qe ka oferta te ndryshme dhe mund t’i pranoj, duke pare qe ne zikalter gjen pak hapesire. Me gjithe gabimet e vazhdueshme te Juan Jesus (do te kerkohet qe te shitet) dhe Vidic. Lojtari me i paguar ne ekip, serbi kishte reaguar keq para shokeve per kritikat e Mancios, ani pse ai e kishte per te gjithe. Nje qendrim jo si ai i Osvaldo, sjellje qe megjithate eshte e ndryshe dhe serbi te enjten ka lene Andreollin ne pankine dhe neser mund te luaj ne vend te JJ. Do te largohet edhe Campagnaro, Jonathan te cileve iu skadon kontrata dhe ndoshta edhe Nagatomo.

Pak siguri eshte ne mesfushe: Brozovic dhe Medel. Duke shtuar edhe Guarin, qe duket se ka rilindur me Mancinin por lojtari potencial per te bere para nese vjen ndonje oferte. Duhet te qendroj Kovacic, shpesh i kryqezuar edhe pse vetem 20 vjec por qe duhet te bej me shume per te ndihmuar ekipin. E njejta gje edhe per Hernanes, qe edhe me Wolfsburg eshte paraqitur shume lehte. Nese vjen oferta e duhur, edhe blerja e pare e Thohir do te largohet.

Ne sulm i vetmi lojtar qe do te qendroj sigurte eshte Shaqiri. Icardi eshte konsideruar si nje gur themeli i Interit te ardhshem dhe me Mancinin eshte rritur shume, por nese vjen oferta e parefuzueshme shoqeria mund te jete ne gjendje qe te mos e refuzoj.  Podolski do te kthehet tek Arsenal ne fund te huazimit. Puscas mund te largohet per te fituar eksperience, kurse Bonazzoli eshte shitur tek Samp, me Interin qe ka te drejten e riblerjes. Pastaj do te vijne shume fytyra te reja. Pesha e te cilave do te varet nga faktor te ndryshem. Nder te tjera, ne shenjester jane Yaya Toure, Toulalan, Mandanda, Gignac, DArmian, Perin,Lavezzi, Babacar, Milner dhe Sportiello. Por fillimit Inter duhet te kandidoj per tu futur ne Europe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.