
Gazzetta dello Sport – Rafinha i dashuruar pas Interit, deshiron te qendroj. Ja strategjia e Ausilios per…
Rafinha eshte i dashuruar pas Interit dhe e ka marre per dore duke mos synuar te heq dore.
Me brazilianin ne fushe, skuadra e Spallettit ka nje efikasitet ndryshe dhe numrat e konfirmojne kete. Kualiteti i tij nuk diskutohet dhe tani qe ka gjetur formen fizike, po deshmohet e gjithe rendesia e tij per ekipin zikalter.
Rafa ne Milano eshte shume mire dhe deshiron te qendroj te Interi. Ne te njejten menyre, zikalterit duan ta mbajne deri me 2022. Gazzetta dello Sport konfirmon vullnetin e paleve por shpjegon edhe nyjet qe duhen zgjidhur.
“Interi do te kerkoj nje zbritje nga 35 milione plus 3 bonuset (ne rast kualifikimi ne Champions League te zikalterve) per te blere Rafinhan nga Barcelona. Ose nje huazim me te drejte blerje”, lexohet te gazeta.
“Kushte qe do te vleresohen ne tavolinen e Piero Ausilio pas rreth nje muaji, kur kampionati te kete perfunduar. Me pare, duket e pamundur”
“Sepse duhet kuptuar edhe nese Interi do te arrij te kualifikohet ne Champions ose jo. Mundesi qe veshtire do te verifikohet pa perfunduar kampionati”.