Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

580 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Derby do te jete nje ndeshje e te mireve (Milani) dhe te keqinjve (Interi): ja motivi!

Gazzetta – Derby do te jete nje ndeshje e te mireve (Milani) dhe te keqinjve (Interi): ja motivi!
Inter Club Staff

La Gazzetta delloi Sport flet soet per derbin e Milanos dhe per dy skuadrat qe do te perballen me njera-tjetren thote se ne fushe do te jene “te miret kunder te keqinjve. 

Ne kete mes, te miret jane ata te Milanit ndersa te keqinjte jane ata te Interit.

Po motivi? Sipas Gazzetta dello Sport eshte i thjeshte:

“Interi ka bere me shume faulla se Milani ne keto 8 jave te para te kampionatit. Keshtu, zikalterit meritojne “veshjen e te keqinjve” ne Serie A – sipas te perditshmes italiane -.”

“Skuadra qe ka bere me shume faulla deri me tani eshte Torino (skuadra e Mazzarrit ka bere 123 faulle ne total), ndersa as zikalterit nuk jane me mire me statistikat: 112 ne 8 ndeshje nga ana e tyre dhe per pak sa nuk jane ne tre vendet e para.”

“Nderkohe Milani eshte nje skuader me e organizuar – vazhdon Gazzetta – dhe kane bere vetem 69 faulle ne 7 ndeshje (ne 31 tetor pritet qe te rekuperojne n deshjen ndaj Genoas qe eshte shtyre per shkak te renies se ures Morandi).”

“Milani eshte skuadra qe ka bere me pak faulla nga te gjithe dhe pas tyre eshte Roma qe ka 87 faulle.”

“Ndersa per skuadren e Spallettit eshte thene disa here se mungon nje regjizor i vertete  ne mesfushe dhe luan shume duke perdorur muskujt.”

“Po fytyra e te keqit? Kjo eshte gjetur rruges. Motivimet alla-Spalletti kane bere punen e tyre sepse kane ardhur 6 fitore radhazi (duke perfshire edhe Champions) dhe tani do te tentohet e 7.”

“Zikalterit nese do te jete nevoja do te tregojne dhembet edhe ndaj Milanit. Per te fituar keto ndeshje natyrisht qe duhet edhe force dhe te jesh pak “i keq”. Duhet qe kemba te mos terhiqet prapa ne momentet kyce te lojes.”

“Por nese shohim edhe kartonat, Interi eshte nje nga skuadrat qe ka marre me shume deri me tani: 11 kartona te verdhe dhe nje i kuq, ai ndaj Spallettit per festimin ne Genova.”

Ky ka qene shkrimi i Gazzetta dello Sport dhe nuk dihet ende se ku ka dashur te dale Gazzetta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.