Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

857 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Dhuratat nga Marotta ne merkato nuk do te jene pak: Emri i pare eshte nje i vetem!”

Gazzetta zbulon: “Dhuratat nga Marotta ne merkato nuk do te jene pak: Emri i pare eshte nje i vetem!”
Inter Club Staff

Interi ka fituar diten e djeshme ne Bergamo me rezultatin 0-2 edhe pse shume e kishin bere gati artikullin anti-Inter per nje humbje te mundshme.

Por nuk ka ndodhur keshtu, dhe zikalterit fituan vendin e dyte qe sjell tek Interi me shume prestigj se sa nje vend i katert i mundshem (nese do kishte fituar Atalanta dhe Lazio).

Nderkohe, vetem pas pak ditesh, do te jete koha per Europa League dhe Getafen, edhe pse zikalterit po mendojne shume per merkaton.

Sipas La Gazzetta dello Sport, dhuratat per Conten nuk do te mungojne: “pas Hakimit, dhurata do te kete dhe nuk do te jene pak”, shkruajne ata.

“Ne listen e Marottes dhe Ausilios, jane vetem emra qe pelqehen nga tranjeri. Idete jane te gjitha ne raport me deshirat e Contes”

“Pavarsisht fjaleve te ketij te fundit, per sa i perket merkatos, gjithmone ka pasur dakordesi.”

Po kush eshte emri i pare? Eshte gjithmone ai i Edin Dzeko. Boshnjaku eshte nje kerkese e vjeter e Contes qe pertej konfirmimit te Sanchez, ai e do ne Milano si perforcim per repartin e avancuar.

Mbase duke shfrytezuar keshtu veshtiresite ekonomike te Romes dhe rrogen teper te larte te lojtarit ne Rome.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.