Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

763 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Do te habiteni sa i ngjashem eshte ky Inter me ate te Tripletes: tre krahasime te frikshme

Gazzetta – Do te habiteni sa i ngjashem eshte ky Inter me ate te Tripletes: tre krahasime te frikshme
Inter Club Staff

Pak a shume te ngjashem. Sot Gazzetta dello Sport zbavitet me krahasimin e saj te Interit aktual me ate te Tripletes.

Por ne kete krahasim dalin ne pah disa detaje dhe statistika te habitshme duke pare ngjashmerine ndermjet dy epokave.

PIKET – Interi i endrrave, qe lindi edhe nga incidenti kinez ne Superkupe ndaj Lazios, ne 13 ndeshjet e para te atij kampionati (10 ndeshje) dhe Champions League (3 ndeshje), arriti te bente bashke 28 pike ne total.

Edhe pse ndarja e pikeve nuk eshte identike: Spalletti ka bere dyfishin ne Europe nderkohe Mourinho ne ate kohe dominonte ne Itali. Ne te dyja rastet gjerat i komplikoi Barcelona ne Champions. Por edhe ajo skuader ne ate kohe pati nje krize fillestare: Parma per Spallettin ishte Bari per Mourinhon dhe gjithcka filloi me nje barazim ne San Siro ku shume pikepyetje u ngriten ne ate kohe.

SULMI DHE MBROJTJA – Problemi i ketij Interi eshte sulmi qe ka me pak profile te rendesishme se a ii Tripletes. Zikalterit kane shenuar nente gola me pak se 29 golat e Mourinhos.  Por perandoria e themeluar nga Skriniar ne mbrojtje nuk i ka frike krahasimet me ate te Walter Samuel.

Sot eshte bere e veshtire ti shenosh Interit pervec rastit kur quhesh Barcelona: ne 10 golat e pesuar Interi ka 2 me pak se nente sezone me pare ku kishte pesuar 12.

BOMBER – Icardi po i jep Spallettit me shume se sa Milito i dha ne fillim Mourinhos. Ai po sposton ekuilibrat: mjafton te mendosh se nga tete golat e Icardit, shtate kane sjelle pike per Interin.

Kur Icardi shenon, Interi fiton. Por ndonjehere futbolli nuk eshte i thjeshte dhe krahasimet historike jane te rendesishme. Por ku i dihet gjerat si ecin tashme: mbase Zhang do i ngjaje Massimo Morattit…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.