Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

831 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Do te jete nje Inter i madh: ja plani 130 milione euro per 4 goditje te medha

Gazzetta – Do te jete nje Inter i madh: ja plani 130 milione euro per 4 goditje te medha
Inter Club Staff

Interi i sezonit te ardhshem pritet te jete perseri nje Inter i varur nga Brozovic, por do te jete nje Inter shume me i ri ne moshe.

Kete gje e siguron Gazzetta dello Sport e cila tregon se si Marcelo do te kete perseri nje rol protagonisti tek Interi i Antonio Contes.

Per kroatin, eshte per tu rinovuar edhe kontrata qe skadon en 2022: objektivi i shoqerise eshte qe ta rrise kohezgjatjen e saj deri ne 2024 dhe te rritet edhe klauzola e largimit qe aktualisht eshte 60 milione euro.

Per sa i perket te tjerave, Zhang dhe Marotta kane ndermend qe te bejne te pakten kater goditje te tjera te medha ne skuader.

FC Internazionale Milano name Giuseppe Marotta as Chief Executive ...

Nje mbrojtes, nje mesfushor dhe dy lojtare krahu te rendesishem. Ne sulm, do te kompletohet reparti edhe me nje lojtar te vlefshem jo shume te shtrenjte (Giroud?) dhe gjithcka kalon edhe nga e ardhmja e Lautaro Martinez.

Do te jete keshtu nje plan i mirefillte merkatoje qe mund te peshoje rreth 130 milione euro ne total.

Por Gazzetta dello Sport shkon edhe me tej duke treguar edhe pistat e nxehta per Interin qe po ndjek me shume kujdes shume lojtare ne te gjithe europen.

Pasi ka ndjekur per shume kohe Marcos Alonso, per veren, qendra e shenjestres mund te kaloje tek Emerson Palmieri, italo-braziliani nuk duket se ka gjetur gjuhen e perbashket te rinovimit me Chelsean dhe mund te kushtoje 25 milione euro.

Per krahun e djathte, Federico Chiesa mbetet lojtari i pare ne listen e Marottes dhe ai nuk ka dale kurre nga radaret e Interit.

Conte e shikon ate si nje lojtar qe mund te beje pa problem te gjithe krahun e djathte dhe deshiron ta transformoje. Cmimi mbetet i larte, te pakten 50 milione euro.

Po mesfusha? Perseri nje emer nga Fiorentina: cdo dite e me shume shtohen zerat per Gaetano Castrovilli edhe pse ne ditet e fundit eshte perfolur edhe per Corentin Tolisso qe do te largohet me siguri nga Bayern. Por i preferuari mbetet Castrovilli qe ka shkelqyer tek Fiore kete sezon.

Mbrojtja nderkohe do te permiresohet ndjeshem dhe do te pesoje jo pak ndryshime me nje lojtar qe largohet dhe dy te tjere qe pritet te vijne.

Diego Godin eshte ai qe duket se do te beje valixhet dhe qe do i hape dyert nje lojtari me paramter zero dhe nje blerje nga Verona.

Behet fjale per Jan Vertonghen, maestro i mbrojtjes me tre lojtare por edhe Marash Kumbulla, qe tashme eshte i siguruar nga Interi sipas shume mediave italiane. Ky i fundit mund te mos vije direkt por mund te vendoset te lihet edhe nje sezon ne huazim tek Verona.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.