Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

420 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta dorezohet totalisht: “Zonja dhe zoterinj, ju prezantojme me hakmarrjen e madhe te Contes: ai…”

Gazzetta dorezohet totalisht: “Zonja dhe zoterinj, ju prezantojme me hakmarrjen e madhe te Contes: ai…”
Inter Club Staff

Te forma qe po kalon Interi dhe te afersia qe zikalterit kane me fitimin e Skudetos kete sezon eshte firma e Contes me karaktere gjigande.

Kete gje e nenvizon La Gazzetta dello Sport, duke u ndalur me se shumti te numrat me kuptimplote te tranjerit nga Lecce duke filluar nga maji 2019.

“Ne me pak se dy vite, ai ka fituar 33 pike ndaj Juventusit. Tani ka filluar te shohe edhe kupen e kampionatit ku eshte maksimumi 13 pike larg.”

“Nje rritje eksponenciale qe Conte ka dashur qe ta tregoje hapur edhe ne menyre hakmarrese ndaj te gjitheve pas ndeshjes se fituar ndaj Cagliarit.”

“Ka qene fitorja e 11 radhazi. ‘Mbase dikush uronte gjerat me te keqija per mua dhe Interin’, ka thene ai dje.”

“E nderkohe, ka vazhduar edhe me tej: ‘Thonin se tranjeri duhej larguar, se lojtaret ishin skarco, deshtake… Por kush me njeh me te vertete, e di qe me mua anija shkon ne port.”

“Conte, i ka bere keto deklarata sepse i ka konsideruar te domosdoshme per t’ja perplasur te gjitheve ne fytyre fjalet qe kane thene ne te kaluaren.”

“Conte nderkohe gjate kesaj periudhe ka bashkuar me shume skuadren, ka afruar lojtaret me drejtuesit ne nje moment delikat dhe te gjitha kritikat i ka shnderruar ne motivim per lojtaret.”

“Ai ka vene fytyren e tij ne mes, ka rivitalizuar lojtaret qe dukeshin ne largim e siper. Zonja dhe zoterinj, le te themi se kjo eshte hakmarrja e embel e teknikut te Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.