Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,174 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Drejt Inter-Lecce, Conte gati super surprizen ne sulm: ai po mendon te hedhe nga minuta e pare Esposito!

Gazzetta – Drejt Inter-Lecce, Conte gati super surprizen ne sulm: ai po mendon te hedhe nga minuta e pare Esposito!
Inter Club Staff

Kampionati eshte pas deres dhe tashme mungojne vetem 6 dite qe prej ndeshjes se pare zyrtare te Serie A per sezonin 2019-2020. 

Pritshmerite jane teper te larta per shume skuadra, por Serie A eshte nje nga kampionatet me te rendesishme ne Europe dhe ne te njejtn kohe, edhe nje nga me te veshtirat.

Por edhe pse Serie A fillon vetem per pak dite, Interi ka shume pak lojtare ne sulm per ndeshjen e pare ndaj Lecces e cila eshte ne program te luhet te henen me 26 gusht ne San Siro.

Ashtu si thote Gazzetta dello Sport ne edicionin e saj online, Antonio Conte do te perballet menjehere me veshtiresine e pare pikerisht ne ndeshjen e pare dhe gjithcka ka te beje me repartin sulmues.

Romelu Lukaku – i cili po punon shume fort – eshte teper e veshtire qe te prezantohet si titullar qe ne ndeshjen e pare ne Meazza. Ai per momentin, nuk mund te luaje dot me shume se 50 minuta te plota.

Ndersa per sa i perket Lautaro Martinez, edhe ai eshte pak vone per sa i perket formes sepse ka ardhur me vone se te tjeret per shkak te Kupes se Amerikes.

Dhe ja qe surpriza e pare mund te jete Matteo Politano nga minuta e pare si sulmues i dyte, por edhe ai nuk eshte se ka qene ne forme ne keto ndeshje.

Gjithesesi Antonio Conte po mendon per surprizen e madhe ne sulm qe do te ngrohte zemrat e te gjithe interistave sidomos pas kesaj faze pergatitore: nga minuta e pare ndaj Lecces mund te luaje djaloshi 17 vjecar Sebastiano Esposito. 

Ai ka shkelqyer kete vere me Interin e madh dhe sipas shume zerave, Antonio Conte beson shume tek djali nga Castellammare di Stabia dhe mundesite per te kete sezon nuk do te jene te pakta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.