Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

656 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Dy jane alternativat e Interit per Malcom: ja emrat dhe kostot

Gazzetta – Dy jane alternativat e Interit per Malcom: ja emrat dhe kostot
Inter Club Staff

Malcom Filipe Silva de Oliveira, ose sic njihet nga te gjithe me thjesht Malcom, eshte lojtari i preferuar i Interit per krahun e djathte te sulmit. 

Deri me tani ka pasur disa takime te ndryshme me agjentin e lojtarit me te cilin eshte rene dakort per nje kalim te mundshem ne Milano.

Vete braziliani e ka Interin ne majen e deshirave te tij sepse e mendon Milanon si vendin perfekt per te bere kapercimin e kualitetit.

Ausilio dhe drejtuesit e tjere zikalter kane folur edhe me drejtuesit e Bordeaux ne nje takim vetem pak dite me pare ne Milano por edhe ne France, por deri me tani kemi nje hapje te tyre per negociata por gjithesesi ata nuk kane pranuar asnje nga propozimet e Interit.

Zikaterit deshirojne te marin Malcon ne huazim me te drejte blerje, por duke i ofruar jo pak per huazimin (rreth 8 milione euro menjehere). Kjo sepse Interi nuk mund te investoje dot direkt 30 milione euro apo me shume tek lojtari, por nuk mund te siguroje dot as detyrimin e blerjes sepse UEFA e quan ne bilanc kete lloj transferimi si blerje te menjehershme. Prandaj zikalterit kane menduar qe te ofrojne shume per huazimin (duke i siguruar drejtuesit e Bordeaux se do ta blejne ne fund te huazimit, ndryshe nuk do te paguanin kaq shume vetem per te siguruar nje vit te vetem sherbimet e lojtarit) por deri me tani kjo oferte eshte hedhur poshte.

Nderkohe qe Malcom mbetet objektivi numer nje per kete pozicion tek skuadra zikalter, drejtuesit e Interit po mendojne edhe per alternativat e brazilianit.

Ato jane dy, dhe pikerisht per kete gje shkruan La Gazzetta dello Sport:

“Dy jane alternativat ne kete moment per Interin nese Malcom nuk vjen dot: Pista Suso eshte e para, por Milani nuk deshiron te thjeshtezoje per Interin kete operacion. Ata kerkjne 40 milione euro nga Interi per te. Por spanjolli eshte nje lloj plani B per Interin.”

“Gjithesesi ne kete moment Politano eshte pista e pare, edhe pse per shume njerez afer Interit, Politano nuk e perjashton nje te transferim te brazilianit. Por sipas Gazzettes, ai mund te jete edhe zevendesuesi i Malcom ne listen e merkatos zikalter. Politano vleresohet nga Sassuolo diku tek 20-25 milione euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.