Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

544 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta e bindur: “Ja pse transferimi i Sensit te Sampdoria eshte nje super marreveshje per te gjithe.”

Gazzetta e bindur: “Ja pse transferimi i Sensit te Sampdoria eshte nje super marreveshje per te gjithe.”
Inter Club Staff

Tashme nuk ka me asnje dyshim: Stefano Sensi do te jete nje lojtar i Sampdorias ne oret ne vazhdim.

Mesfushori zikalter do te transferohet te Sampdoria per te luajtur ne huazim deri ne 30 qershor dhe per te gjetur kushtet optimale.

Por sipas La Gazzetta dello Sport kjo eshte per te gjithe nje super marreveshje: “Eshte nje marreveshje e madhe per Inter, per Samp por edhe per Sensin.”

“Inter do te mbaje ne pronesi lojtarin dhe ai do te tentoje te rikthehet vetevetja. Nderkohe Samp do marre nje lojtar qe do e ndihmoje jo pak.”

“Pastaj ka edhe me shume: nese ai luan mire, vlera e tij ne merkato do te rritet me shume me lojtarin nga ana tjeter qe mund te futet ne hirarkine e kombetares perseri.”

“Me pak fjale, fitojne te gjithe. Per lojtarin kane kerkuar informacione edhe Napoli edhe Sevilla, por te gjithe kane menduar Sampin si zgjedhjen me te mire.”

“Kjo edhe per shkak se keto dy skuadra nuk ofronin ate qe ofron ne radhe te pare Sampdoria: nje aktivizim te shumte.”

“Tani Sensi do te luaje titullar dhe me shume mundsi trekuartist. Nese nuk do te kete probleme fizike, gjithcka do te shkoje mire. Ose te pakten keshtu pritet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.