Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

804 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – E pabesueshme Meazza: ja sa miliona ka perfituar Interi deri me tani nga biletat e shitura

Gazzetta – E pabesueshme Meazza: ja sa miliona ka perfituar Interi deri me tani nga biletat e shitura
Inter Club Staff

Torino, Parma dhe Tottenham: tre ndeshje ne shtepi dhe sa shume para per Interin. 

Zikalterit duket se kane perfituar nje shifer marramendese per Italine vetem nga biletat e shitura ne stadiumin e shtepise per vetem 270 minuta te luajtura.

Meazza ka qene gjithmone plot e perplot ne keto tre ndeshje, gje qe ka bere qe zikalterit te shkojne edhe drejt fitores ne Champions pikerisht nga mbeshtetja e pakushtezuar edhe gjate disavantazhit qe stadiumi i dhuroi Interit ndaj Tottenham.

Por sa ka fituar Interi ne keto 3 ndeshje ne Meazza? Plot 7 milione euro. Vetem nga biletat e stadiumit. 

“Natyrisht qe perfitimet me te medha ne keto 7 milione euro te fituara nga biletat ne keto 3 ndeshje i ka sjelle Champions: rreth 3,5 milione euro i kane sjelle ne kasat zikalter 64.123 tifoze qe kane asistuar ne kthimin e rezultatit me golat e Icardit dhe Vecinos – tregon Gazzetta dello Sport -.”

“Me shume: ajo fitore erdhi edhe fale mbeshtetjes se San Siros. Kur Tottenham shenoi, kishte duartrokitje dhe mbeshtetje per Interin. E cuditshme por e vertete. E me pas erdhen edhe zgjedhjet e Spallettit qe derguan Interin drejt fitores. Por ne minutat e fundit, Tottenham nuk u pa me dhe kjo ishte fale Interit.”

“Gjithesesi, nje merite te larte te suksesit dhe te dy golave te zikalterit ishin te efektit San Siro. Ajo mbeshtetje ne minutat e fundit kishte kohe qe nuk shihej: i futi friken Tottenham por i dha zemer edhe Interit.”

“Nje fitore ne shtepi kishte 4 ndeshje qe nuk ndodhte sepse vitin e kaluar Interi deshtoi te fitonte ndaj Juventusit dhe Sassuolos ne dy ndeshjet e fundit dhe me pas kete sezon ndaj Torinos dhe Parmes.”

“E tashme kane nisur te shiten edhe biletat e derbit te Milanos qe do te luhet ne daten 21 tetor e per Interin nje perfitim tjeter milioner nga tifozet e saj eshte ne horizont.”

“Keto perfitime nga biletat jane oksigjen per Interin duke qene se gjate gjithe kohes ka mbi koke UEFA-n dhe Fair Play Financiar.”

“Me pak fjale, ne ringritjen e Interit nje dore te rendesishme po e japin edhe tifozet.”

“Ne kete moment, per Interin, San Siro eshte nje thesar qe nuk mund te hiqet dot dore.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.