Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

592 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – E pabesueshme por vlera e kartonit te Icardit eshte pergjysmuar: ja sa kushton ai sot!

Gazzetta – E pabesueshme por vlera e kartonit te Icardit eshte pergjysmuar: ja sa kushton ai sot!
Inter Club Staff

Pas nje rremuje kaq te madhe ishte dicka qe pritej totalisht sepse merkato e futbollisteve eshte si nje burse: leviz ne baze te ngjarjeve dhe nga sot neser mund te ndryshojne shume gjera. 

Nuk kishte si te ishte ndryshe edhe per vleren e kartonit te Mauro Icardit qe e ka pare veten te zhvleresohet ne tregun e futbollistave ne menyre shume te dukshme.

Per kete ka shkruar sot Gazzetta dello Sport e cila ka hyre edhe ne detaje duke treguar se sa ka qene vlera e tij ne momentin kur ka filluar ceshtja e shiritit dhe sa eshte ajo sot.

“Cmimi tashme le te themi pa frike qe eshte ulur shume, pothuajse eshte pergjysmuar. Eshte e pabesueshme por eshte e vertete.”

“Vetem nje flake e ndezur dhe shume gola te shenuar mund te beje qe letrat te perzihen perseri dhe vlera e tij te rritet akoma me shume. Nje mos kualifikim i Interit ne Champions do e ulte akoma me shume vleren e tij.”

Por Gazzetta dello Sport vazhdon edhe me tej dhe nuk ka dyshime: mungesa e zgjatur e Mauro Icardit ne terrenin e lojes ka bere qe vleresimi i tij te bjere ndjeshem ne treg.

“Realiteti eshte qe shifra e klauzoles prej 110 milione eurosh nuk e mbron me Interin, gjithmone nese nuk behet i gjalle ndonje super fans i Mauritos i gatshem per te thyer rregullat e merkatos dhe te paguaje shumen e plote per goleadorin qe ka rene ne gjume tashme prej me shume se 40 ditesh.”

“Ne Corso Vittorio Emanuele e dinin problemin qe ne shtator kur drejtori sportiv Piero Ausilio kishte tentuar qe te rinovonte kontraten e tij me Wanda Nara.”

“Ishin ende dite te qeta dhe fale nje nisje kampionati ne menyren me te mire te mundshme me nje super gol ndaj Tottenham ne Champions e me pas nje gol ne derbi, kapiteni kishte forcuar ndjeshem pozitat e tij dhe kishte ku mbeshtetej per nje rritje rroge dhe deri diku mund te kerkonte nje kontrate te re pa problem.”

“Por nese kthejme koken prapa, ky sezon pervec disa golave, ka qene nje nga me te tmerrshmit te Icardit me bluzen e Interit sepse zikalterit gjenden perseri ne muajin prill pa nje vend te siguruar ne Champions akoma dhe jashte te gjitha kupave europiane dhe ajo e Italise.”

Sipas te perditshmes italiane nderkohe, vlera aktuale e Icardit nuk eshte me shume se 60 milione. Ose me sakte, 60 milione euro fiks.

E ne kete moment mbetet shume i komplikuar edhe nje nderrim koke me koke me Dybala.

Po cfare ndodh nese askush nuk e do dhe ai nuk shitet? “Menaxhimi i Interit ka detyren qe te vere ne jete edhe hipotezen ku sulmuesi argjentinas nuk gjen dot nje skuader qe kenaq deshirat e klubit zikalter ne vere dhe mund te qendroje perseri tek Interi.”

“Eshte fatale qe klubi gjithmone e me shume po perdor nje linje tjeter nga ajo e tranjerit. Por meqe jemi tek krahasimet, cfare kushton me shume per Interin: te ndahet nga Spalletti (qe kushton 25 milione euro) apo te rritet vlera e ish-mister 110 milione euroshit?”

Me pak fjale, e gjitha kjo ceshtje i ka demtuar te gjithe pa perjashtim. Por mbi te gjitha, ka demtuar Interin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.