Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

338 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Eder nuk po stervitet, nje hap larg Jiangsu ne Kine: ja detajet

Gazzetta – Eder nuk po stervitet, nje hap larg Jiangsu ne Kine: ja detajet
Inter Club Staff

“Me shume se sa nje thashethem, eshte nje prove e vertete.”

“Ne stervitjen e djeshme ne Appiano Gentile – e hapur edhe per shtypin – vihet re menjehere nje mungese: Eder nuk eshte.”

“Zyrtarisht nga Interi tregohet se ai mungon per tu ruajtur. Por nga cfare? Asnje demtim ne mes. Sulmuesi zikalter eshte shume afer transferimit tek Jiangsu Suning, klubit kinez te familjes Zhang.”

Kete gje e zbulon sot Gazzetta dello Sport qe konfirmon edhe largimin e sigurt te ish-lojtarit te Samp.

“Lojtari eshte bindur per te pranuar nje kontrate dy vjecare me 13 milione euro ne sezon, ndersa tek Interi do te vinin keshtu 5-6 milione euro.”

“Problemi ne kete mes eshte koha e paket qe mbetet per te mbyllur kete tratative, sepse merkato ne Kine mbyllet neser por mardheniet ndermjet klubeve thjeshtezojne kete tratative.”

“Merkato ne kine mbyllet neser ne mesnate: nuk eshte se cdo gje eshte mbyllur tashme ndermjet paleve, por jane shume afer.”

“Edhe sepse largimi i Eder do te ishte nje strategji edhe per listen Champions qe Interi do te jete e detyruar ta prezantoje me 22 lojtare, nga keta kater duhet te jene nga te rinjte e Primaveres dhe dy nga te rinjte e akademive italiane.”

“Kjo sepse eshte ende ne fuqi marreveshja me Fair Play Financiar dhe UEFA-n.”

Nderkohe, behet me dije ne keto momente se Eder nuk ka zbritur ne fushe as sot.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.