Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,266 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Edhe pse nuk luan, Gabigol ndihet pjese e projektit. Me Piolin mardhenie shume e mire!

Gazzetta – Edhe pse nuk luan, Gabigol ndihet pjese e projektit. Me Piolin mardhenie shume e mire!
Inter Club Staff

Fokusi tek Gabriel Barbosa nga La Gazzetta dello Sport.

E perditshmja italiane analizon momentin e te riut brazilian i cili do te jete perseri ne pankine edhe sot, por gjithmone eshte ne vendin e pare ne zemrat e tifozeve. “Nje fillim shume i veshtire per te ne futbollin europian, si fizikisht por edhe nga ana mentale. Ai ne dhjetor ndihej shume keq dhe deshironte te rikthehej ne shtepi, ne brazil: gjashte muaj huazim per te gjetur buzeqeshjen dhe lumturine, kete i kerkone drejtori sportiv Auslio atij – kujton Gazzetta -. Por mjaftoi qe te vinte Pioli ne krye te Interit dhe te vihej ne kontakt me lojtarin per te larguar cdo mendim negativ. Nje mardhenie shume e mire menjehere me 51 vjecarin: 72 minuta ne Kupen e Italise kunder Bolognas dhe shume pune specifike individuale gjate javes, i shtyre dhe i motivuar nga stafi teknik. Me pak fjale, sot Gabigol ndihet me te vertete brenda projektit Inter dhe gjithmone e me shume afer gjendjes se pergjithshme e cila do i ofronte minutazh me te rendesishem. Nderkohe duhet te jete i zoti qe te shfrytezoje cdo rast qe do i paraqitet, mbase edhe sot, ne kerkim te golit te pare italian qe me siguri do te shperthente San Siron.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.