Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

670 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Eshte e vertete, Alexis Sanchez shume afer Interit: ja oferta dhe detajet e marreveshjes

Gazzetta – Eshte e vertete, Alexis Sanchez shume afer Interit: ja oferta dhe detajet e marreveshjes
Inter Club Staff

Natyrisht qe ishte nje piste paralele dhe qe deri para pak ditesh nuk shihej si nje piste reale.

Por pista qe te cin tek Alexis Sanchez eshte pare te materializohet menjehere sapo Dzeko vendosi qe te rinovoje me Romen pavarsisht marreveshjes fillestare me Interin.

Gazzetta dello Sport gjithesesi sot flet per nje tjeter goditje skenike nga na e Beppe Marottes dhe e quan ate “pergjigje te fuqishme’.

VULLNETI I LOJTARIT – Po punohet per te gjetur nje marreveshje me Manchester Unuted, por ajo qe ka ndihmuar me shume ne keto ore per te hedhur bazat e tratatives ka qene vullneti i lojtarit per te ulur rrogen vetem e vetem qe te transferohet tek Interi.

Aktualisht tek Manchester United ai fiton diku tek 10 milione dhe tek Interi mund te perfitoje jo me shume se 6 milione euro ne sezon.

Flitet ne kete moment se emri i tij eshte nje hipoteze, sepse ende po punohet per te. “Por ajo qe ka rendesi ne kete moment eshte vullneti i vendosur i lojtarit per tu transferuar ne Milanon zikalter”, shkruan e perditshmja italiane.

Agjenti i tij, Felicevich, eshte ne Londer qe prej disa ditesh per te kerkuar nje marreveshje me klubin zikalter ku vetem dy jave me pare eshte transferuar Lukaku pikerisht nga United.

Qe prej dites se djeshme klubet kane rivendosur kontaktet mes tyre dhe po punojne per te mbyllur kete operacion.

Sipas shtypit anglez, kiliani ka mbetur shume keq pas shitjes se Lukakut sepse ata ishin shoke te ngushte dhe keshtu ai do te ribashkohej me te ne Milano.

PARATE E DZEKO – Interi i kishte hequr menjane 15 milione euro per te arritur tek Dzeko. Alexis Sanchez per United vlen te pakten 20 milione euro, por mund te punohet per nje operacion ne huazim per 5 milione euro dhe nje te drejte blerje 20 milione euro.

Kjo eshte nje formule qe mund ti interesoje shume Interit duke pare investimet e medha qe jane bere nga klubi zikalter kete vere.

Sot dhe neser pritet te jene dy dite teper te rendesishme per merkaton e Interit: Alexis Sanchez mund te vishet zikalter.

SHTYPI ANGLEZ – Sipas Daily Mail, Alexis Sanchez mund te transferohet tek Interi shume shpejt. Sipas tyre, problemi ne kete tratative eshte vetem rroga e sulmuesit qe perfiton 500 mije pound ne jave.

Interi mendon ta bej te tijin Kilianin per nje vit me huazim, por ne fillim duhet gjetur menyra per te paguar rrogen e tij shume te larte. Nese Man. United do te investoje akoma per rrogen e Alexis atehere marreveshja do te shkonte drejt perfundimit!

Keshtu, shtypi anglez me ate italian kane dy versione te ndryshme te historise por ideja eshte e njejte: Interi po negocion me United per te marre sherbimet e Sanchez nje ore e me pare. Serie A eshte prapa deres dhe fillon ne me pak se nje jave.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.