Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

632 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Florenzi po mendohet: ja oferta e Interit dhe Atleticos per Romen ne rast se ai nuk rinovon!

Gazzetta – Florenzi po mendohet: ja oferta e Interit dhe Atleticos per Romen ne rast se ai nuk rinovon!
Inter Club Staff

Ata te dy jane emrat me te perfolur per te qene mbrojtes krahu titullar i Interit ne sezonin e ardhshem. 

Po flasim per futbollistin e Romes, Alessandro Florenzi si dhe futbollistin kroat te Atletico Madrid, Sime Vrslajko.

Ja cfare ka shkruar Gazzetta dello Sport ne faqet e saj gjate dites se sotme:

“Ne Trigoria, kampin romanist, bejne me dije se shanset qe Alessandro Florenzi te rinovoje me Romen jane me shume se 50%.”

“Lojtari i kalter ka nje kontrate ne skadence ne vitin 2019 dhe ne me pak se gjashte muaj mund te nenshkruaj nje kontrate me nje klub tjeter duke u transferuar edhe me parameter zero.”

“Por ndryshe nga sa eshte folur dje, nuk ka asnje ultimatum nga Roma per lojtarin per sa i perket kohes se pergjigjes per rinovimin.”

“Monchi ka bere nje oferte per te aspak te ulet, por ka ofruar 2,7 milione euro plus bonuse, ndersa lojtari kerkon me shume dhe deshiron qe Roma te beje nje sforco me te madhe ekonomike per ta mbajtur ate.”

“Drejtuesit kryeqytetas per momentin nuk kane marre asnje oferte nga ndonje klub deri me tani, por nuk duan qe te thyejne rregullat e tavanit te rrogave (tek Roma duan ti ulin akoma me shume).”

“Gjithesesi, ne rast se nuk do te gjendej nje marreveshje ndermjet te dy paleve, Inter dhe Atletico Madrid jane gati te bejne nje tentative: oferta qe do te benin tek Roma do te ishte 15-20 milione euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.