Gazzetta – Frenohet Nilton, ringrihet Obi Mikel. Dhe Cambiasso…
Frenohet Nilton. Sipas Gazzetta dello Sport, braziliani nuk eshte kaq afer Interi sic flitet ne Brazil dhe jane te pakten disa arsye: “E para, sepse klubi i Thohir nuk ka pasur marredhenie plotesisht pozitive mbi sigurine e lojtarit; e dyta, Interi nuk nxiton sepse nuk do qe te plotesoje vendin e ekstrakomunitarit, pa marre parasysh sigurine per te liruar Andy Polo-n (tashme luan tek Primavera) qe do te shkoje ne huazim per te fituar eksperience”. Dhe atehere kush do te jete mesfushori qe do te vije ne vere? “Lista mbetet plot me emra dhe ne pole position, per momentin, duhet te caktohet: sepse ne listen e lojtareve qe pelqehen eshte gjithmone Javi Garcia (Manchester City duke pare Fernando do te transferohet nga Porto tek Manchester United), jane disa zera (shume e veshtire per tu kompletuar) per Mario Suarez te Atletico Madrid, dhe nuk eshte per tu perjashtuar pista Sandro (Tottenham) dhe mbi te gjitha qendron akoma solide kandidatura e Obi Mikel, per te cilin Interi ka bere disa hapa te metejshme te mira persa i perket pjeses se shoqerise, sepse eshte e pergjegjshme se duhet te operoje ne merkato duke shpenzuar para dhe jo duke kerkuar huazim. Qendron gjithashtu edhe pista qe te con te Behrami, por kjo levizje varet shume nga rinovimi ose jo i Cambiassos qe nga 4 milione € rroge duhet te zbrese poshte 1 milione €”.