Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 19, 2022

Scroll to top

Top

1,535 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta frikeson: “Inter, kemi nje lajm te keq per Perisic: ne kete moment qe po flasim lojtari nuk…”

Gazzetta frikeson: “Inter, kemi nje lajm te keq per Perisic: ne kete moment qe po flasim lojtari nuk…”
Inter Club Staff

Tek Interi eshte krijuar nje situate delikate per sa i perket rinovimit te Ivan Perisic, sidomos pas fjaleve te tij pas finales se Kupes se Italise.

La Gazzetta dello Sport ka folur per kete gje sot dhe ka treguar komplet situaten e lojtarit te krahut te zikalterit.

“Beppe Marotta ne kete moment ka propozuar nje kontrate nje vjecare qe vetem me bonuse mund te arrije ne 5 milione euro.”

“Nderkohe, ai nuk ka ndermend qe te beje te tjera oferta me te larta. Keshtu, nje largim i mundshem i lojtarit eshte shume i mundshem.”

“Ai nuk e pelqen kete oferte dhe prandaj duket e veshtire. Duhet pare edhe Juventusi, qe duket goxha e interesuar per kroatin.”

“Duhet pritur deri ne momentet e fundit sepse eshte nje situate qe mund te zhvillohet nga momenti ne moment.”

“Nga ndermjetesuesit e kroatit nderkohe kane ardhur lajme te rendesishme: pritet nje kontrate nga Torino per dy vjet me opsion per nje vit te trete dhe me 6 milione euro ne sezon.”

“E ne kete rast, kjo do te ishte mundesia me mire nga ana ekonomike qe Ivan do te kishte edhe pse kjo gje do e bente te vishte fanellen e rivaleve.”

“Nga drejtuesit e Juventusit nderkohe vine tere kohes mohime te kesaj tratative, e nderkohe ka pasur edhe zera per Chelsean dje.”

“Ne shtepine e Juventusit eshte Max Allegri ai qe ka votuar pozitivisht per kete mundesi duke qene se lojtari sipas tij ka garanci teknike per te ardhmen.”

“Inter nderkohe i ka dhene nje date takimi lojtarit dhe agjenteve fiks ne fund te kampionatit per te vendosur nese jane brenda ose jashte.”

“Per sa i perket lojtareve te krahut, te Juventusi deri me sot eshte pare favorit Angel Di Maria, por kroati po ndiqet gjithashtu me kujdes.”

“Ashtu si edhe Interi, edhe Juventusi e ka me dyshim vetem pjesen e moshes dhe kjo gje e ndalon qe te futen fuqishem ne gare qe tani.”

“Por gjithesesi, skuadra zikalter qe sapo ka investuar tek Gosens, nuk do te beje asnje cmenduri me pagen qe do i ofrohet Perisic dhe nuk do i ofrohet nje kontrate e gjate.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.