Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

500 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta frikeson: “Interi dhe mallkimi i gjate i gjymefinaleve: plot kater here rresht skuadra zikalter ka…”

Gazzetta frikeson: “Interi dhe mallkimi i gjate i gjymefinaleve: plot kater here rresht skuadra zikalter ka…”
Inter Club Staff

Gjysmefinalet duket se nuk jane nje ogur i mire per Interin ose te pakten keshtu thote La Gazzetta dello Sport.

Ata tregojne nder te tjera se si Interi nuk ka pasur fat ne gjysmefinalet e fundit por sidomos edhe ne gjysmefinalet ndaj Milanit.

Gazzetta ne fakt, e fillon gjithcka qe nga 2003: “Eshte viti i derbit te Champions League, ku Milan shkoi ne finale pa fituar asnje ndeshje.”

“Njera perfundoi 0-0 dhe tjetra perfundoi 1-1. Ka qene nje derbi qe pa Milanin te triumfonte ne fund ndaj Juventusit.”

“Shume e mbajne mend ate dhimbje sepse Interi nuk humbi asnje ndeshje dhe nuk mundi te kalonte dot per me tej.”

“Por Kupa e Italise per Interin eshte bere nje tabu qe prej 2011 kur ka qene Leonardo ne pankine dhe ku Inter ka fituar per here te fundit.”

“Por per zikalterit pikerisht ne gjysmefinale kane ardhur plot kater eleminime ne 10 vitet e fundit ne Itali.”

“Ne 2013 ishte Roma qe u hakmorr duke fituar ndeshjen e kthimit ne Olimpico. Palacio e mbajti shpresen e hapur, por Destro e mbyll historine.”

“Me pas edhe ne 2016 nje ndeshje e pabesueshme: 3-0 ne ndeshjen e pare per Juventusin dhe 3-0 per Interi nen ndeshjen e dyte.”

“Gjithcka vendoset nga llotaria e penalltive ku gabon Palacio dhe Juventusi kalon me tej. Ajo ka qene nje nga ndeshjet me te mira te Interit te Mancinit ne ato vite.”

“Nderkohe, ne 2020, ne mesin e lockdown, Interi i Contes bie ne Napoli, ku ata eleminojne zikalterit prape ne gjymefinale fale Fabian Ruiz.”

“Por ka edhe me shume. Sezonin e kaluar Inter u eleminua nga Juventusi fale nje gabimi te bere ndaj Cristiano Ronaldos dhe nje penalltie.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.