Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

583 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta frikeson Interin: “Cfare po ndodh me Barella? Dje u pa nje lojtar qe ishte totalisht pa…”

Gazzetta frikeson Interin: “Cfare po ndodh me Barella? Dje u pa nje lojtar qe ishte totalisht pa…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme Nicolo Barella eshte futur ne fushen e lojes me Italine vetem ne pjesen e dyte ne vend te Pellegrinit.

La Gazzetta dello Sport i ka dhene vetem nje note pese e gjysem edhe pse ai ka luajtur shume pak si zevendesues.

Por nder te tjera, gjykimi i La Gazzetta dello Sport ka frikesuar zikalterit sepse ka tentuar te nxjere ne pah dicka qe nuk shkon me formen e tij.

“Nje 5,5 per Barella. Ai u fut ne vend te Pellegrinit ne fushen e lojes, por te gjithe prisnin ate Barellan autentik me te cilin jemi mesuar.”

“Normalisht qe askush nuk e priste ate Barellan qe u fut dhe qe dukej si nje trup i huaj me Italine e Mancinit.”

“Kur ai futet ne fushen e lojes per Italine ndryshon pak dhe Irlanda e Veriut mori edhe kontrollin e mesfushes dhe te lojes.”

“Ai u duk sikur ishte totalisht pa fryme, dhe kjo mungese fryme mund te jete nje kembane alarmi edhe per Conten per te cilin lojtari ka qene ekzistencial deri me tani.”

“Nicolo nuk eshte ndalur kurre, ka qene nje nga lojtaret gjithmone prezent ne fushe tek Interi, per minutazh dhe per loje.”

“Mund te pranohet edhe fakti se Barella eshte i lodhur. Por kur te rikthehet tek Interi, djaloshi nuk duhet te luaje njesoj si dje. Duhet te jete me energjik. Gjithesesi, per formen e tij mund te kete ndikuar edhe ndalesa pese ditore pa stervitje ne shtepi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.