Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

879 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta frikeson Interin: “Nuk e kane fituar ende kampionatin dhe mund ta humbasin nese…”

Gazzetta frikeson Interin: “Nuk e kane fituar ende kampionatin dhe mund ta humbasin nese…”
Inter Club Staff

Sipas La Gazzetta dello Sport, pasi eshte arritur ne kete moment te kampionatit, rendesi me shume se cdo gje kane numrat.

“Nente jave nga fundi, Interi eshte e para me tete pike avantazh ndaj Milanit, e para nga ndjekeset ne Serie A.”

“Keta te fundit jane ndalur me nje barazim ndaj Sampdorias ne San Siro ndersa Interi do duhet te rekuperoje edhe nje ndeshje ndaj Sassuolos te merkuren ne San Siro.”

“Nese pas tre ditesh do te vije nje fitore tjeter, atehere diferenca me ndjekesen me te afert do te jete plot 11 pike.”

“Por duhet theksuar dicka: Interi nuk e ka fituar ende kampionatin dhe mund ta humbase nese do te mendoje se e ka fituar tashme.”

“Historia ka treguar se skuadrat nuk duhet te relaksohen per aq kohe sa nuk jane te sigurta matematikisht dhe eshte pikerisht Interi skuadra qe mund ta humbase, skuadrat e tjera jane te pafuqishme me kete diference nese Interi nuk gabon.”

Por me pas, vete La Gazzetta dello Sport e quan si te pamundur kete skenar: “Duke pare se cfare besimi ka Interi ne vetvete, duket e pabesueshme. Mjafton te shikosh se si fiton edhe me kundershtare te bezdisur si Bologna.”

“Nente fitore ne nente ndeshjet e para ne fazen e dyte: dicka te tille e ka arritur vetem Milani i Sacchit ne 1989-1990 (qe fitoi 10) dhe Juventusi i Allegrit ne  2017-2018.”

“Referime te rendesishme keto dhe historike. Ky Inter nuk eshte i bukur dhe as nuk deshiron te jete. Eshte nje Inter aritmetik, i rregullt dhe i hekurt.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.