
Gazzetta – Gabigol, po shkohet drejt qendrimit ne merkaton e Janarit…
Festim e cfare festimi ai i Gabigol dje ne miqesoren e Interit pasi shenoi gol kunder Linense.
Nje tregues i qarte se sa e madhe eshte deshira e brazilianit qe te qendroje ne Milano dhe te tregoje vlerat e tij me bluzen zikalter, natyrisht, ne nje kompeticion shume me te rendesishem se Trofeu Casino Marbella.
Kete gje e evidenton Gazzetta dello Sport kete mengjes, e cila ve ne dukje nje ndeshje mjaft pozitive por jo vetem aq, braziliani i vogel eshte pare teper mire edhe ne stervitje: sidomos, dje ne mengjes, kur ka mare pjese tek nje ndeshje stervitore shume te shpejte ne te cilen Gabriel ka bere shaka dhe ka vene bast me shoket e skuadres per rezultatin final. Nga ana tjeter, merkato dimerore e Interit duket se po e dergon Gabigol drejt qendrimit ne Milano, e kjo mund te jete pasoje direkte e sjelljes se tij, natyrisht mjaft te mire por edhe e mbeshtetjes se madhe qe gezon nga Suning qe ka bere nje investim teper te rendesishem tek ai.