Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,825 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Gagliardini eshte i Interit per 28 milione: ja detajet. Zhang, Atalanta dhe ndeshja ne Udine…

Gazzetta – Gagliardini eshte i Interit per 28 milione: ja detajet. Zhang, Atalanta dhe ndeshja ne Udine…
Inter Club Staff

Pritej dakordesia e Zhang Jindong per operacionin Gagliardini, dhe ajo ka ardhur dje mbasdite.

Nje ‘po’ informale, me ze, ne nje bisede telefonike qe i ka kaluar pronari i Suning administratorit delegat Liu Jun dhe djalit te tij Steven per t’ja kaluar drejtuesve te tjere. Nje dakordesi qe ka zhbllokuar perfundimisht kete operacion. Ndermjet dites se sotme dhe te neserme, mesfushori do te zhvilloje vizitat mjekesore ne kliniken e perhershme ku Inter dergon blerjet e saj te reja. Gagliardini do te vije ne huazim te thjeshte me pagese per 2 milione euro me te drejte blerje te fiksuar 23 milione euro dhe 3 bonuse te arritshem. Ne total, do te jete nje operacion prej 28 milione eurosh. Interi nuk kishte shpenzuar kaq shume per nje lojtar italian qe ne kohet e Christian Vieri. Kete gje e nenvizon Gazzetta dello Sport sot ne numrin e saj te perdithshem. Me pak fjale, tashme eshte thjesht ceshtje kohe per zyrtarizimin e kesaj marreveshje. Do te vije keshtu tek zikalterit blerja e pare e dimrit

Jane bllokuar disa orare ne kliniken Humanitas di Rozzano per ti lejuar Gagliardinit qe te vije ne cdo moment per te zhvilluar vizitat mjekesore. Kjo, sepse koha ka filluar te mbaroje – lexohet ne te perditshmen italiane -. Klubi deshiron qe ti dhuroje lojtarin menjehere Piolit e qe ai te jete gati per ndeshjen e te dieles ne Udine. Ja perse kjo ka filluar te behet nje gare kunder kohes. Ausilio deshiron qe ai ti bashkohet ekipit ne Friuli, por per ta bere kete, do te ishte me mire qe ai te bente disa seanca stervitore me skuadren ne Spanje e jo te vinte te luante direkt ne ndeshjen me Udinesen. Zikalterit kane bere gati edhe nje fluturim direkt per ne Malaga ku ai do te shoqerohej deri ne Marbella. Te gjitha te dhenat te bejne te mendosh se kjo tratative tashme eshte nje fakt i kryer.

Nderkohe, kontrata per lojtarin do te jete deri ne 30 qershor 2021, me nje rroge disa here me te larte se ajo qe perfitonte tek Atalanta: rreth 150 mije euro.

Nderkohe, alternativat per zikalterit ne rast se ndodh e papritura me Gagliardinin mbeten te njejtat: Lucas Leiva, Luiz Gustavo, Badelj dhe Diarra. Por kjo tratative tashme duket e mbyllur dhe eshte shume i pamundur nje hap prapa.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.