Gazzetta – Gagliardini-Inter, ka dite qe eshte mbyllur. Mungon vetem firma e cila do te vije…
Roberto Gagliardini tashme eshte nje lojtar i Interit dhe mungon vetem zyrtarizimi.
Prezenca e Steven Zhang ne Itali (dje djali i bosit te Suning ishte ne Udine per te pare skuadren nga afer) do te thote se shume shpejt do te vije mbyllja e transferimit nga Atalanta e Roberto Gagliardini.
Ai ka qene ne pankine per 90 minuta dje ne Verona pikerisht per shkak te kesaj marreveshje. 22 vjecari italian mund te rigjeje fushen ndaj Chievos te shtunen e ardhshme, por kesaj radhe me bluzen e Interit: skualifikimi i Brozovic ne fakt i hap dyert e te qenit titullar ne kete ndeshje edhe perse Felipe Melo dje eshte bere zyrtarisht nje lojtar i Palmeiras ndersa Medel do te rikthehet i gatshem pas pothuajse dy muaj jashte fushave te futbollit qe prej atij demtimi te pesuar ne Derby.
Por me pare duhet zyrtarizuar transferimi i Gagliardinit i cili do te kushtoje 2 milione euro tani ne dimer per huazimin dhe 23 ne vere per blerjen perfundimtare te tij. Kete gje e tregon sot ne mengjes Gazzetta dello Sport.